Breaking News
Home / Lajme / Panucci dhe Agolli flasin para ndeshjes me Skocinë, presin rezultat pozitiv (Video)

Panucci dhe Agolli flasin para ndeshjes me Skocinë, presin rezultat pozitiv (Video)

Gllasgou/Skoci, me 9 Shtator 2018

Trajneri i Kombëtares Shqiptare të Futbollit, Christian Panucci dhe kapiteni, Ansi Agolli në konferencën për shtyp për ndeshjen UEFA Ligës së Kombeve midis Skocisë dhe Shqipërisë, që do të zhvillohet të hënën në “Hampden Park”, në Gllasgou, thanë se presin rezultat nga ky takim.

“Mendimet rreth formacionit i kam pasur këto ditë, sepse luaj një ndeshje në tre ditë. Do të ndryshojë diçka për një lojë të mirë. Shpresoj të bëjmë zgjedhjet e duhura. Ansi është kapiteni, sepse ka më shumë ndeshje se të gjithë futbollistët e kombëtares. Nesër do të shohim nëse do të luajë. Ai ka punuar shumë mirë. Kemi ardhur në Glasgow për të bërë më të mirën dhe për për të kërkuar fitoren. I dimë të metat dhe përparësitë tona pozitive. Do të bëjmë më të mirën për të marrë fitoren. Nëse bëjmë gabimet e pjesës së parë me Izraelin do të jetë fatale për ne. Duhet të jemi shumë më të përqendruar për të mos kryer asnjë gabim. Do të mbrohemi në të gjithë mënyrat dhe duhet të jemi të përgatitur në të gjitha situatat, sepse Skocia sulmon dhe kundërsulmon me shpejtësi. Na është dëmtuar Lila. Kaçe ka patur një dëmtim nuk ka luajtur në tri ndeshjet e fundit. Do të jetë në stol, ndoshta për të na dhënë ndihmë në pjesën e dytë. Nuk jemi favoritë, jemi në të njëjtin nivel tri skuadra. Të shpresojmë që të marrim rezultat pozitiv me Skocinë, për të fituar grupin duhet derdhur shumë djersë”, ka deklaruar Panucci.

Kapiteni Agolli theksoi: “Nuk më vjen keq që jam në konferencë. Çdo kapiten e ka për detyrë të vij këtu. Trajneri e tha mjaft saktë, nuk kam çfarë përsëris. Normale që çdo lojtare vjen në ekipi kombëtar për të luajtur. Zgjidhjet i bën trajner. Rëndësi ka që skuadra të ec përpara dhe nesër të marri rezultat pozitiv. Kam bërë maksimumin tim. Besoj jam në një formë të mirë. Nuk e di, trajneri e tha që akoma nuk është zgjedhur formacioni, le të presim. Shpresoj të jem”, ka theksuar Ansi Agolli, Kapiten i Kombëtares Shqiptare të Futbollit.

Takimi midis Skocisë dhe Shqipërisë luhet të hënën me 10 Shtator, me fillim në ora 20:45.

@Kasam Selimi @radiovala.com

Video: FSHF

1,706 total views, 1 views today

About Kasam Selimi

Check Also

Angellovski publikoi listën e futbollistëve për ndeshjet me Letoninë dhe Slloveninë

Seleksionuesi i përfaqësueses A të Maqedonisë, Igor Angellovski ka publikuar listën e futbollistëve për dy …

Këtë e pëlqejnë %d blogues: