Breaking News
Home / Lajme / Andi Zeqiri i FC Lausannes: Punojmë çdo ditë që sa më shpejtë të rikthehemi në Super Ligë (Video)

Andi Zeqiri i FC Lausannes: Punojmë çdo ditë që sa më shpejtë të rikthehemi në Super Ligë (Video)

Lozanë, me 14
Shtator 2018

Sezonin e shkuar
nga Super Liga e Zvicrës në Futboll, jo shumë kush e ka pritur që FC Lausanne,
do të bjer një Lige më poshtë. Tani ekipi nga Kantoni i Vaudit garon në
Challenge Lige dhe sezonin e ri 2018/19, e ka nisur mjaftë mirë në vendin e
parë me 14-të pikë të fituara nga gjashtë ndeshje të zhvilluara deri më tani.

Andi Zeqiri,
mesfushori shqiptar i FC Lausannes, në një prononcim enkas për radiovala.com
dhe albsport.ch, thotë se objektiv kryesor e kanë rikthimin sa më shpejt në
Super Lige.

“Ne jemi duke
punuar çdo ditë. Objektivi është që të kthehemi sa më shpejt. Çdo ditë trajneri
na ushtron  që sa më shpejt të kthehemi
në Super Lige. Ishallah kemi më pasur sukses”, shprehet sulmuesi, Andi Zeqiri.

Për më tepër,
ndiqeni video deklaratën e Andi Zeqirit, enkas për radiovala.com dhe
albsport.ch.

@Kasam Selimi @radiovala.com
@albsport.ch

Fotot: Facebook

12,324 total views, 1 views today

About Kasam Selimi

Check Also

Në miqësoren Gjermani –Rusi drejtësinë do ta ndaj gjyqtari shqiptar në Zvicër, Bekim Zogaj

  E Hënë, me 12 Nëntor 2018 Gjyqtari anësor më i mirë shqiptar në Zvicër, …

Këtë e pëlqejnë %d blogues: