Breaking News
Home / Lajme / Njeriu i parë i Pentagonit Xhejms Matis të hënën në Shkup

Njeriu i parë i Pentagonit Xhejms Matis të hënën në Shkup

Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Xhejms Matis të hënën vjen për vizitë zyrtare në Maqedoni, konfirmoi sot pasdite Qeveria e Maqedonisë.

Delegacioni i SHBA-së i kryesuar nga Matis do të pritet në mënyrë solemne në Aeroportin ndërkombëtar “Shkupi” dhe në pllajën para Qeverisë së Republikës së Maqedonisë.
Matis do të ketë takim me kryeministrin Zoran Zaev, me ministren e Mbrojtjes Radmilla Shekerinska, ndërsa më pas është paraparë deklaratë e përbashkët për mediat.

Edhe vetë Matis paraprakisht këtë javë paralajmëroi se do ta vizitojë Maqedoninë që të shpreh mbështetje të qartë për referendumin e ardhshëm për çështjen e emrin, por edhe brengosje për shkak të involvimit të mundshëm të Moskës në proces.

“Do të shkoj t’i vizitoj miqtë tanë të Maqedonisë dhe do ta bëj të qartë se SHBA-ja e mbështet popullin e Maqedonisë”, tha Matis në një deklaratë për gazetarët në Pentagon.
Matis theksoi se është i brengosur se Rusia mund të tentojë të përzihet në procesin e referendumit në Maqedoni.

“Nëse keni votim, Moska do të përzihet. Unë jam i brengosur për atë. Përzierja të tillë Rusia ka praktikuar nga Estonia e deri në SHBA, nga Ukraina dhe tani deri në Maqedoni, gjithmonë i përshtatet situatës konkrete”, tha ai.
Për herë të parë në 14 vitet e fundit një sekretar amerikan i Mbrojtjes ndodhet për vizitë në Maqedoni.

“Të hënën për vizitë na vjen njeriu i parë i Pentagonit, njeriu i parë i armatës më të fuqishme në botë, Xhejms Matis, që ndodh për herë të parë në 14 vitet e fundit. Harruam se si duket vizita e ndonjë ministri apo sekretari të Mbrojtjes të SHBA-së, edhe pse ky shtet është partner i yni strategjik politik dhe ushtarak. Kjo tregon se sa i madh është interesi për ne dhe mbështetja për atë që ne e kemi realizuar vitin e fundit”, deklaroi pardje ministrja Shekerinska.

2,255 total views, 1 views today

About RADIO VALA Redaksia

Check Also

Në miqësoren Gjermani –Rusi drejtësinë do ta ndaj gjyqtari shqiptar në Zvicër, Bekim Zogaj

  E Hënë, me 12 Nëntor 2018 Gjyqtari anësor më i mirë shqiptar në Zvicër, …

Këtë e pëlqejnë %d blogues: