Breaking News
Home / Lajme / Nga 1 janari 2019 qytetarët e ish’Jugosllavisë mund të punojnë në Gjermani pa vizë

Nga 1 janari 2019 qytetarët e ish’Jugosllavisë mund të punojnë në Gjermani pa vizë

Nga 1 janari 2019 qytetarët e ish’Jugosllavisë mund të punojnë në Gjermani pa vizë.Gjermania për shkak të nevojës për punëtorë të rinjë po e ndryshon ligjin që të huajt, gjegjësisht qytetarët e ish’Jugosllavisë të mund të punojnë në këtë shtet pa pasur nevojë për vizë pune.

Aktualisht në Gjermani pa pasur nevojë për vizë pune mund të punojnë vetëm shtetasit e vendeve anëtare të BE’së, por nga viti i ardhshëm këtë mundësi pritet ta kenë edhe qytetarët nga vendet e ish’Jugosllavisë, ku përfshihet edhe Kosova.

Ajo çfarë duhet të bëni, është që të shkoni në Gjermani, të gjeni një vend pune, dhe me atë kontratë të shkoni në institucionet lokale gjermane, ku do të u jepet menjëherë një leje pune, pa pasur nevojë që të aplikoni për vizë pune në ambasadën e Gjermanisë, siç duhet bërë me ligjin aktual.

Ky informacion mbështetet edhe nga fakti se në Gjermani përveç mungesës së 100,000 punëtorëve në sektorin e mjekësisë, mungojnë edhe rreth gjysmë milioni punëtorë në sektorë të tjerë.

Megjithatë, për qytetarët e Kosovës do të vazhdojë të jetë problematike kjo, nëse nuk liberalizohen vizat deri në vitin e ardhshëm, kjo pasi për të shkuar në Gjermani kosovarëve ende u duhet vizë.

Ndërsa, shumë më e lehtë do të jetë për qytetarët e vendeve tjera të ish’Jugosllavisë, të cilët kanë mundësi që të udhëtojnë pa viza në vende të BE’së, duke përfshirë edhe Gjermaninë, dhe në këtë formë ata nuk e kanë problem që të shkojnë në këtë shtet dhe të gjejnë një vend pune atje, pa pasur nevojë fare që të aplikojnë për vizë pune në ambasadën gjermane në shtetin e tyre.

/gazetametro.net

9,167 total views, 2 views today

About RADIO VALA Redaksia

Check Also

Në miqësoren Gjermani –Rusi drejtësinë do ta ndaj gjyqtari shqiptar në Zvicër, Bekim Zogaj

  E Hënë, me 12 Nëntor 2018 Gjyqtari anësor më i mirë shqiptar në Zvicër, …

Këtë e pëlqejnë %d blogues: