Breaking News
Home / Lajme / Durim Racaj rikthehet te AFM Futsal Maniacs në Super Ligen e Zvicrës

Durim Racaj rikthehet te AFM Futsal Maniacs në Super Ligen e Zvicrës

Wettingen/Aargau,
më 7 Tetor 2018

Sezoni i ri në
kampionatin zviceran të Futsallit e gjen me klub të ri futbollistin shqiptar,
Durim Racajn, përcjellin radiovala.com dhe alsbsport.ch.

Për shkak të
ndëshkimit me shtatë lojë mos lojë, mesfushori mungoi në katër takimet e
sezonit të shkuar te ish klubi i tij, Futsal Minerva dhe do të mungoj edhe në
tre ndeshje te klubi i ri, AFM Futsal Maniacs.

“Unë kurrë nuk ju
kam tërheq Futsalit krejt, dhe si mas mendimit tim, njëherë është e pamundur, kur
e donë e donë. Tash luj te AFM Futsal Maniacs ku edhe kum luajtur para se të
kaloj në Bern. Për mua kalimi prej Futsal Minerva tek Futsal Maniacs ja vlen në
çdo aspekt”, deklaroi 27 vjeçari Durim Racaj në deklaratën dhënë për radiovala.com
dhe albsport.ch.

“Ekipi më ka pritur
shumë mirë, janë mjaftë të kënaqur si jam rikthyer. Sidomos dhe traineri me
stafi që e kanë kërkuar çdo vit prej si kam kaluar në Bern. Janë shumë të kënaqur
që kam vendos te kthehem. Sipas mendimit tim kemi shumë potencial, kem lojtar
mjaftë të mirë dhe kërkojmë titullin këtë sezon. Besoj se kemi shanse të mira”,
shprehet Durim Racaj.

Racaj në sezonin pranveror
u aktivizua te klubi shqiptar i futbollir, FC Eagles Aarau të cilët i ndihmoi
të ngjiten në ligen e 2-të Ndërrajonale të Zvicrës.

@Kasam Selimi @radiovala.com @albsport.ch

10,437 total views, 2 views today

About Kasam Selimi

Check Also

Në miqësoren Gjermani –Rusi drejtësinë do ta ndaj gjyqtari shqiptar në Zvicër, Bekim Zogaj

  E Hënë, me 12 Nëntor 2018 Gjyqtari anësor më i mirë shqiptar në Zvicër, …

Këtë e pëlqejnë %d blogues: