Breaking News
Home / Arsim / Alumni-t e UEJL-së, yjet e suksesit në botë

Alumni-t e UEJL-së, yjet e suksesit në botë

Тë mërkurën (10 tetor) rektori i Universiteti të Evropës Juglindore (UEJL), Akad. Prof. Dr. Abdylmenaf Bexheti, dekani i Fakultetit të Shkencave dhe Teknologjive Bashkëkohore, Prof. Dr. Adrian Besimi dhe koordinatori i projekteve në Parkun Teknologjik të UEJL-së , Prof. Dr. Azir Aliu, pritën në një takim miqësor, ligjëruesin nga Universiteti Malmo i Suedisë, Blerim Emrulin, njëherit edhe Alumni i UEJL-së.

Si një vazhdimësi e nismës “ALUMNI për Universitetin dhe Universiteti për Alumnin”, ky takim u organizua me qëllim të potencimit të vlerave profesionale që ALUMNI-t e UEJL-së i posedojnë në rrafshin global si resurse të pashfrytëzuara, të cilët paraqesin potencialin më të madh të UEJL-së.

Blerim Emruli, ligjërues dhe hulumtues në shkencat kompjuterike në Universitetin e Malmo të Suedisë, shprehu falënderim për këtë nismë kaherë të nevojshme dhe gatishmërinë e bashkëpunimit në mes Fakultetit të Shkencave dhe Teknologjive Bashkëkohore të UEJL-së me Universitetin e Malmos.

Në këtë takim u nënvizua rëndësia e mbajtjes së kontakteve me ALUMNI-t e UEJL-së kudo në botë dhe thellimi i bashkëpunimit me ta si urë lidhëse e Universitetit me universitetet dhe me kompanitë ndërkombëtare.

37,543 total views, 2 views today

About RADIO VALA Redaksia

Check Also

FC Kosova e Cyrihut, në Gjakovë për miqësore me Vllaznimin e Agim Canës

E Premte, me 8 Shkurt 2019 Klubi më i suksesshëm shqiptar në Zvicrës, FC Kosova …

Këtë e pëlqejnë %d blogues: