Breaking News
Home / Lajme / Kosova e Cyrihut me humbje shkon në pushim dimëror

Kosova e Cyrihut me humbje shkon në pushim dimëror

E diel, më 11 Nëntor 2018

Me një humbje 0:2 në terren vendas nga Thalwili, ekipi i FC Kosovës së Cyrihut shkon në pushimi dimëror, njofton Albinfo.ch, transmetojnë radiovala.com dhe albsport.ch.

Në javën e fundit të sezonin vjeshtor të ligës së 1-rë të Zvicrës, ekipi shqiptar u mund nga skuadra e renditur në vendin e 11-të, FC Thalwili.

Dyzet e pesë minutat e para, FC Kosova humbiste me rezultat 0:1 me golin e Leutrim Ismajlajt, për t’i shuar më pas të gjitha shpresat për të Kuqtë, Simon Mesonero me golin e minutës së 82-të.

Me 23 pikë, FC Kosova e përmbyll në vendin e gjashtë në tabelë.

@Kasam Selimi

@RadioVala.com

@Albinfo.ch

@Albsport.ch

2,803 total views, 2 views today

About Kasam Selimi

Check Also

Kristina Makusti dhe Anila Bytyqi meritore për fitoren e lartë të vajzave nga Lugano

E Hënë, me 3 Dhjetor 2018 Përpos Kristina Maksutit që shënon pothuaj se çdo javë, …

Këtë e pëlqejnë %d blogues: