Breaking News
Home / Lajme / Vëllezërit Marjakaj shkojnë në SHBA në Kampionatin Botëror të Bodybilldingut Natyror

Vëllezërit Marjakaj shkojnë në SHBA në Kampionatin Botëror të Bodybilldingut Natyror

 

E Mërkurë, me 14 Nëntor 2018

Dy bodybillderët më të mirë shqiptarë aktualisht, Vëllezërit Valentin dhe MajkëllMarjakaj, të mërkurën udhëtojnë për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, për të marr pjesë në Kampionatin Botëror të Bodybilldingut Natyror(WNBF WorldNaturalBodybuildingFederation) që me 17 Nëntor zhvillohet në Los Anxhelos, njofton Albinfo.ch, përcjellin radiovala.com dhe albsport.ch.

“Valentini për herë të parë do të garoj në kategorinë Profi, ku në këtë kategori e rëndësishme është kartoni Profi dhe nuk të bëje mosha dhe pesha, ndërsa Majkëlli do të garoj në kategorinë standarde, e ndërkaq në këtë kategori që është gjysmë profesionale, aty ndahen në mosha dhe peshë”, tha Ben Marjakaj, menaxheri i vëllezërve Marjakaj në prononcimin ekskluziv për Albinfo.ch.

Valentini dhe Majkëlli në fund të muajit Tetor u shpallën Kampion dhe Nënkampiontë Zvicrës në kategoritë Mr.  Fitness 2018, që organizohet nga Federata Zvicerane të Bodybilldingut Natyror dhe Fitnesit, SNBF (SwissNaturalBodybuildingandFitnessFederation).

Ata gjithashtu u shpallën edhe Kampion dhe Nënkampion të Gjermanisë, në kategorinë e përgjithshme.

Veçojmë që në të dy garat, ValentinMarjakaj e ka zënë vendin e parë për të gjitha kategoritë.

Nëntorin e vitit të kaluar ValentinMarjakaj, në kampionatin botëror të mbajtur në Boston të SHBA-ve, mori pjesë dhe e fitoi vendin e dytë në Botë në Kategorinë “Men’sPhysiqu.

Dy vëllezëritMarjakajngaNovosella e GjakovëstëcilëtjetojnëdheveprojnënëUznachtë Kanton St. GallenitnëZvicër, me Fitneskanëfilluarnëmoshën 19-20 vjeçare, pas përfundimittëkarrierëssiboksier.

@Kasam Selimi

@Radiovala.com

@Albinfo.ch

@Albsport.ch

 2,707 total views,  1 views today

About Kasam Selimi

Check Also

(Video) Sporti Shqiptar në Mërgim 28, kushtuar turneut të FC Dardanisë së Basel-it 2020

Sporti Shqiptar në Mërgim, emisioni i 28-të Kushtuar turnet tradicional në futboll “Fadil Vokrri”, organizuar …

Këtë e pëlqejnë %d blogues: