Breaking News
Home / Lajme / Seferi: Ndjehem fitues ndaj Arslan-it, por verdikti final është vendimtar (Foto)

Seferi: Ndjehem fitues ndaj Arslan-it, por verdikti final është vendimtar (Foto)

 

E Diel, me 18 Nëntor 2018

Pas përfundimit të ndeshjes së barabartë, dy boksierët Sefer Seferi dhe Firat Arslan kanë zhvilluar konferencë për mediat. Boksieri shqiptar thotë se ndjehet fitues kundër Arslan-it, por verdikti final është vendimtar, njofton Albinfo.ch, përcjellin radiovala.com dhe albsport.ch.

“Të dashur miq pas një ndeshje të fuqishme për 12 runda me radhë gjyqtaret vendosen që ndeshja ime kundër Firat Arslan të përfundoj me barazim. Pavarësisht që e ndjej veten fitues, verdikti final është vendimtar. Respektet e mia per Firat Arslan, vazhdon të ngelet një boksier shumë i madh, falënderoi familjen miqtë dhe gjithë dashamiret e boksit që erdhën në mbështetje. Falënderoi edhe sponsoret e mi që më mbështetën për këtë ndeshje”, thotë Sefer Seferi.

Kjo llogaritej si ndeshje “hakmarrëse”, sepse në Shtator të vitit 2016-të, Firat Arslan-i u ndesh edhe me vëllanë e madh të Seferit, Nuriun të cilin e fitoi vetëm me pikë.

Për Sefer Seferin ishte barazimi i parë në karrierë, në ndeshjen e 26-të në karrierë.

 

@Kasam Selimi

@radiovala.com

@albinfo.ch

@albsport.ch

11,089 total views, 3 views today

About Kasam Selimi

Check Also

Kristina Makusti dhe Anila Bytyqi meritore për fitoren e lartë të vajzave nga Lugano

E Hënë, me 3 Dhjetor 2018 Përpos Kristina Maksutit që shënon pothuaj se çdo javë, …

Këtë e pëlqejnë %d blogues: