Breaking News
Home / Lajme / Katër futbollistë shqiptarë te Zvicra U21, barazimin e siguron Zeqiri

Katër futbollistë shqiptarë te Zvicra U21, barazimin e siguron Zeqiri

 

E Hënë, me 19 Nëntor 2018

 

Përfaqësuesja e Zvicrës në Futboll, ekipi i gjeneratës deri në 21 vjeç, ka barazuar 1:1 me përfaqësuesen e Francës, në miqësoren e zhvilluar të premten, njofton Albinfo.ch, përcjellin radiovala.com

Autor i golit të vetëm për zviceranët ishte futbollisti shqiptar i FC Lausanne-Sportit, Andi Zeqiri, në minutën e 53-të.

Në formacionin fillestar, trajneri Mauro Lustrinelli i kishte inkuadruar të katërt futbollistët shqiptarë të ftuar për këtë takim, sulmuesin Andi Zeqirin (FC Lausanne-Sport), mesfushorët Nedim Bajramin (Grasshoppers Zürich), Mersim Asllani (FC Lausanne-Sport) dhe Toni Domgjoni (FC Zürich).

Miqësorja u luajt në qendrën e futbollit La Manga.

@Kasam Selimi

@RadioVala.com

@Albinfo.ch

@Albsport.ch

746 total views, 1 views today

About Kasam Selimi

Check Also

Sadiku debuton me humbje te Lugano, humb edhe Zürich-u në St.Gallen

E Mërkurë, me 6 Shkurt 2019 Armando Sadiku ka debutuar në ekipin e FC Lugano-s. …

Këtë e pëlqejnë %d blogues: