Breaking News
Home / Lajme / Maqedonia përfundon në vendin e parë, për herë të parë gjashtë futbollistë shqiptarë në fushë

Maqedonia përfundon në vendin e parë, për herë të parë gjashtë futbollistë shqiptarë në fushë

E Hënë, me 19 Nëntor 2018

Përfaqësuesja e Maqedonisë në Futboll me fitore 4:0 ndaj Gjibraltarit arriti të përfundon në vendin e parë në grupin e 4-t të ligës D në ligën e Kombeve, njofton Albinfo.ch, përcjell radiovala.com

Maqedonia siguroi vend në garat e fazës së Playoffit, ku nga liga D vend kanë siguruar gjithashtu edhe Gjeorgjia, Bjellorusia, ndërsa nesër shumë afër është edhe Kosova të cilës i nevojitet një pikë nga ndeshja me Azerbajxhanin.

Për herë të parë në historinë e përfaqësueses së Maqedonisë në Futboll, luajtën gjashtë futbollistë shqiptarë, Visar Musliu dhe Egzon Bejtullai mbrojtës, Enis Bardhi, Ezgjan Alioski dhe Arjan Ademi mesfushor dhe Ferhan Hasani sulmues.

Golin e parë e shënoi futbollisti shqiptar, Enis Barxhi, kurse tre golat tjerë Ilija Nestorovski dy dhe Aleksandar Trajkovski.

 

1,701 total views, 1 views today

About Kasam Selimi

Check Also

Kristina Makusti dhe Anila Bytyqi meritore për fitoren e lartë të vajzave nga Lugano

E Hënë, me 3 Dhjetor 2018 Përpos Kristina Maksutit që shënon pothuaj se çdo javë, …

Këtë e pëlqejnë %d blogues: