Breaking News
Home / Lajme / FSHF-ja organizon seleksionime të moshave të reja në Zvicër

FSHF-ja organizon seleksionime të moshave të reja në Zvicër


E Shtunë, me 24 Nëntor 2018

Sektori i ekipeve kombëtare pranë FSHF, njofton nisjen e seleksionimeve për ekipet përfaqësuese të Shqipërisë, përcjell Albinfo.ch

Përveç se në pesë qytete në vend, seleksionime do të ketë edhe në Zvicër, Itali dhe Greqi.

Seleksionimet në Zvicër për datëlindjet 2001 deri 2005/2006, në datën 16 Dhjetor 2018 në Zurich :Adresa: Sportanlage Im Moss 8910 Affoltern am Albis.

Seleksionimet në Shqipëri

-Fier: Datë 26 Nëntor 2018 ora 10:00
-Korcë: Datë 27 Nëntor 2018 ora 10:00
-Durrës: Datë 7 Dhjetor 2018 ora 10:00
-Shkodër: Datë 12 Dhjetor 2018 ora 10:00
-Tiranë: Datë 13 Dhjetor 2018 ora 10:00
-Elbasan: Datë 14 Dhjetor 2018 ora 10:00

Seleksionimet në Itali  për datëlindjet 2001 deri 2005/2006, në datat 17 Dhjetor në Milano dhe 18 Dhjetor në Romë, adresa: datë 17 Dhjetor Milano, Lombardia Uno Via Cilea, 116 20146 Milano dhe  18 Dhjetor Romë, USD Urbetevere Caclio Via della pisana, 379 00163.

Seleksionimet në Greqi  për datëlindjet 2001 deri 2005/2006, në datat 03, 04, 05 Dhjetor 2018 në Athinë , adresa: Qendra Sportive Ruf. Petru Ralli 58 & Pireos, Athinë.

3,463 total views, 1 views today

About Kasam Selimi

Check Also

Kristina Makusti dhe Anila Bytyqi meritore për fitoren e lartë të vajzave nga Lugano

E Hënë, me 3 Dhjetor 2018 Përpos Kristina Maksutit që shënon pothuaj se çdo javë, …

Këtë e pëlqejnë %d blogues: