Breaking News
Home / Lajme / Zvicër, SFL, java e 15-të: Shënojnë Kasami e Toma fiton Sioni, shënon Bajrami fiton Grasshoppersi (Video)

Zvicër, SFL, java e 15-të: Shënojnë Kasami e Toma fiton Sioni, shënon Bajrami fiton Grasshoppersi (Video)

 

E Diel, me 25 Nëntor 2018

FC Sioni edhe në javën e 15-të të Super Ligës së Zvicrës në Futboll ka fituar falë kontributit të futbollistëve shqiptarë, përcjell albinfo.ch, transmetojnë radiovala.com dhe albsport.ch,

Me golat e Pajtim Kasamit dhe Bastien Tomas, klubi nga Valisi fitoi 2:1 kundër FC Thunit. Në minutën e 3-të, pasi Xavier Kouassi vodhi një top nga gabimi i mbrojtjes së Thunit, e pasoi topin të futbollisti shqiptar dhe Kasami e realizoi golin e dytë të radhës në kampionat. Fitoren e Sionit e siguroi futbollisti tjetër shqiptarë, Bastien Toma me golin e shënuar nga largësia. Deri në minutën e 50-të, te Sioni luajti edhe Ermir Lenjani.

Edhe këtë fundjavë për fitoren e Grasshoppers-it u kujdes mesfushori shqiptar, Nedim Bajrami. Në minutën e 14-të, Bajrami e shfrytëzoi gabimin e portierit të St. Gallen-it, Dejan Stojanoviç dhe e siguroi fitoren e radhës për ekipin nga Cyrihu.

Në takimin Baseli  Luzerni që u mbyll me rezultat të barabartë 1:1, në të dyja ekipet asistuan futbollistët shqiptarë, Shkelqim Demhasaj për golin e Pascal Schürpf-it në minutën e 7-të dhe Albian Ajeti për golin e Eray Cömert-it në minutën e 95-të.

Rezultatet e arritura në Super Ligën e Zvicrës:

BSC Young Boys – Lugano 1:0

Basel – Luzern    1:1

Sion – Thun 2:1

XAMAX Neuachatel 3:3 Zürich

Grasshoppers – St.Gallen 2:1

 

@Kasam Selimi

@RadioVala.com

@Albinfo.ch

@Albsport.ch

 

Videot: Teleclub sport

 

8,513 total views, 1 views today

About Kasam Selimi

Check Also

Kristina Makusti dhe Anila Bytyqi meritore për fitoren e lartë të vajzave nga Lugano

E Hënë, me 3 Dhjetor 2018 Përpos Kristina Maksutit që shënon pothuaj se çdo javë, …

Këtë e pëlqejnë %d blogues: