Breaking News
Home / Lajme / Florijana Ismaili e dërgon BSC Young Boysin në gjysmëfinalen e Kupës së Zvicrës

Florijana Ismaili e dërgon BSC Young Boysin në gjysmëfinalen e Kupës së Zvicrës

E Hënë, me 26 Nëntor 2018

Me golin e shënuar nga futbollistja shqiptare Florijana Ismaili, ekipi i femrave nga Berna, BSC Young Boysi është plasuar në gjysmëfinale të kupës së Zvicrës në Futboll, njofton albinfo.ch, përcjellin radiovala.com dhe albsport.ch.

Kapitenia e ekipit, Florijana Ismaili në minutën e 71-të, në ndeshjen e kundër vajzave të Baselit e shënoi e vetëm në takim për t’i dhënë ekipit të saj një vend në fazën tjetër të kupës.

Në ndeshjet e çerekfinales të kupës helvetike, gol ka shënuar edhe futbollistja tjetër shqiptare Kristina Maksuti, por nuk i ka kryer punë ekipit Luaganos kundër fituesve aktual, FC Zürich Frauen ku u mundën me rezultat 4:1.

Në gjysmëfinale janë kualifikuar:

BSC Young Boys

FC Zürich Frauen

Grasshopper Club Zürich

FC St.Gallen-Staad

1,686 total views, 1 views today

About Kasam Selimi

Check Also

Kristina Makusti dhe Anila Bytyqi meritore për fitoren e lartë të vajzave nga Lugano

E Hënë, me 3 Dhjetor 2018 Përpos Kristina Maksutit që shënon pothuaj se çdo javë, …

Këtë e pëlqejnë %d blogues: