Breaking News
Home / Lajme / Karateistët shqiptarë i sigurojnë Zvicrës 3 medalje të argjendta nga Evropiani në Serbi (Foto)

Karateistët shqiptarë i sigurojnë Zvicrës 3 medalje të argjendta nga Evropiani në Serbi (Foto)

 

E Mërkurë, 28 Nëntor 2018

Përfaqësuesja e Zvicrës në Karate-Do Renmei është kthyer me gjashtë medalje nga kampionati evropian Shotokan Karate-do, që është mbajtur nga data 23 e deri më 25 nëntor 2018, në qytetin e Nishit në Serbi.

Zvicra ka fituar tre medalje të argjendta dhe tre të bronzta. Për tre medaljet e argjendta meritor janë karateistët shqiptarë, Diellza Sjedijaj, Kroni Osmani, Alma Pollozhani dhe Drenusha Sejdijaj, njofton ekskluzivisht Albinfo.ch.

Diellza Sejdijaj në kategorinë “Junior ladies individual kumitë”, e fitoi vendin e dytë, medaljen e argjendtë. Vendin e dytë në kategorinë “Cadet men individual kumitë”, e ka fituar edhe karateisti i vetëm shqiptar, Kron Osmani.

Në kategorinë Junior ladies team kumitë, Zvicrës medaljen e argjendtë ia siguruan grupi i karateisteve që dominohet nga vajzat shqiptare, Diellza Sejdijaj, Alma Pollozhani dhe Denusha Sejdijaj.

Fotot: ESKA

 

@Kasam Selimi

@RadioVala.com

@Albinfo.ch

@Albsport.ch

10,194 total views, 1 views today

About Kasam Selimi

Check Also

Kristina Makusti dhe Anila Bytyqi meritore për fitoren e lartë të vajzave nga Lugano

E Hënë, me 3 Dhjetor 2018 Përpos Kristina Maksutit që shënon pothuaj se çdo javë, …

Këtë e pëlqejnë %d blogues: