Breaking News
Home / Lajme / Ajeti e shënon golin e 7-të, Kololli e regjistron asistin e 4-t

Ajeti e shënon golin e 7-të, Kololli e regjistron asistin e 4-t

E Diel, me 2 Dhjetor 2018

Albian Ajeti e ka shënuar edhe golin e radhës dhe 7-in në Super Ligën e Zvicrës në Futboll, por vazhdon seria e dobët e Baselit, njofton Albinfo.ch, pëcjellin radiovala.com dhe albsport.ch

Nën kampionët u mundën 1:3 nga kampionët aktual, BSC Young Boys-i. Me Ajetin në ekip luajti edhe Taulant Xhaka dhe u ndëshkua me karton të verdhë në minutën e 70-të.

Benjamin Kololli edhe në javën e 16-të është regjistruar në listën e protagonistëve, kësaj here si asistues për golin e parë të FC Zürich-ut në derbin kundër FC Grasshoppers Züriuch-ut. Vendasit fituan me rezultat 2:0.

Te Zürich-u  nga pesë futbollistë shqiptarë, katër luajtën, Benjamin Kololli, Hekuran Kryeziu, Mirlind Kryeziu dhe Toni Domgjoni, Bledian Krasniqi nuk u aktivizua asnjë sekond. Te GC-ja, Nedim Bajrami dhe Arlind Ajeti ishin titullar, kurse Gjelbrim Taipi dhe Bujar Lika vetëm në bankën rezervë.

 

@Kasam Selimi

@radiovala.com

@albinfo.ch

@albsport.ch

Foto: Teleclub Sport

2,231 total views, 1 views today

About Kasam Selimi

Check Also

Kllokoqi: E kam shënuar golin më të mirë në karrierë, do isha krenar nëse zgjidhet më i mirë në Zvicër

E Shtunë, me 1 Dhjetor 2018 Mbrojtësi shqiptar i FC Rapperswil-Jonas, Egzon Kllokoqi ndjehet i …

Këtë e pëlqejnë %d blogues: