Breaking News
Home / Lajme / Kllokoqi: E kam shënuar golin më të mirë në karrierë, do isha krenar nëse zgjidhet më i mirë në Zvicër

Kllokoqi: E kam shënuar golin më të mirë në karrierë, do isha krenar nëse zgjidhet më i mirë në Zvicër


E Shtunë, me 1 Dhjetor 2018

Mbrojtësi shqiptar i FC Rapperswil-Jonas, Egzon Kllokoqi ndjehet i lumtur që të premten në mbrëmje e ka shënuar golin më të mirë në karrierë në ndeshjen kundër Vaduz-it.

Në prononcimin Ekskluziv për Albinfo.ch, radiovala.com dhe albsport.ch, mbrojtësi shtatlartë, Egzon Kllokiqi thotë se nëse ky gol do të zgjidhej më i miri në Zvicër, do të ishte krenar.

“Jam i lumtur që kemi fituar 1 pikë të rëndësishme si ekip, se muaji i kaluar ka qenë me pak suksese. Që munda unë me dhan golin është krenari per mua që kam mund me e ndimuar ekipin tonë. Per karrieren time ka qenë, muj me dhënë, golli ma i mirë që e kam shënuar deri tashti. Ne ate situat nuk kam menduar shumë, vetëm me dhënë disi golin. Që ka funkcionuar tani me stilin e Zlatanit, është edhe më mirë.Nëse mund të behet goli më i mirë për vitin 2018, e ndjej veten shumë krenar dhe i lumtur”, deklaroi Egzon Kllokoqi në deklaratën për Albinfo.ch, radiovala.com dhe albsport.ch.

Për 25 vjeçarin Egzon Kllokoqi ky ishte goli i dytë në tetë ndeshje të luajtura këtë sezon.

 

@Kasam Selimi

@radiovala.com

@albinfo.ch

@albsport.ch

Foto: SFL

9,745 total views, 9 views today

About Kasam Selimi

Check Also

Kristina Makusti dhe Anila Bytyqi meritore për fitoren e lartë të vajzave nga Lugano

E Hënë, me 3 Dhjetor 2018 Përpos Kristina Maksutit që shënon pothuaj se çdo javë, …

Këtë e pëlqejnë %d blogues: