Breaking News
Home / Lajme / Tenisti shqiptar Jasin Jakupi kualifikohet në kampionati Zviceran

Tenisti shqiptar Jasin Jakupi kualifikohet në kampionati Zviceran

 

E Mërkurë, me 4 Dhjetor 2018

Tenisti shqiptar Jasin Jakupi është kualifikuar në kampionatin e Zvicrës, në kategorinë U18, që nga data 11-13 Janar 2019, do të mbahet në Kriens të Luzernit, njofton Albinfo.ch, përcjellin radiovala.com dhe albsport.ch.

“Me ndihmën e Zotit dhe tri loja te fituara dhe Jasini është kualifikuar për në kampionatin zviceran ku marrin pjesë 20 lojtarë më të mirë në Kategorinë U18. Nje sukses i veçantë pasi qe është kategoria ma e vështirë që të kualifikohesh”, thotë Ahmet Jakupi, babai i Jasinit.

Për momentin Jasini radhitët si i dhjeti ne kategorinë e U16, ku luajnë më shumë se 3500 lojtarë.

“Është Kampion i shumëfishtë komunal dhe ketë vit është shpallur kampion klubi për krejt Zvicrën (Schweizer Junioren Clubmeister). Dëshira dhe qëllimi ynë është që më vonë të ketë suksese, për at arsye edhe trajneri është duke punuar intensivisht që ta përforcoje lojën e tenisit që luhet në kategorinë aktive”, tha për Albinfo.ch, radiovala.com dhe albsport.ch, Ahmet Jakupi, prind i tenistit Jasin Jakupi.

Jasini ka lindur me 9 maj 2002 dhe është me prejardhje nga Lugina e Preshevës dhe bashkë me familjen jeton në Basel.

Me Tenis stërvitet që nga mosha 6 vjeçare, ndërsa në mënyrë intensive ka filluar nga viti 2014, kurse qe dy 3 vitet e fundit preokupohet çdo javë me nga 20 orë stërvitje.

@Kasam Selimi

@RadioVala

@Albinfo.ch

@Albsport.ch

 

2,719 total views, 53 views today

About Kasam Selimi

Check Also

Kllokoqi: E kam shënuar golin më të mirë në karrierë, do isha krenar nëse zgjidhet më i mirë në Zvicër

E Shtunë, me 1 Dhjetor 2018 Mbrojtësi shqiptar i FC Rapperswil-Jonas, Egzon Kllokoqi ndjehet i …

Këtë e pëlqejnë %d blogues: