Breaking News
Home / Lajme / Gostivar / Akademia e KF Gostivarit mori pjesë në turneun prestigjioz OB Hallenmasters në Zvicër

Akademia e KF Gostivarit mori pjesë në turneun prestigjioz OB Hallenmasters në Zvicër

E Premte, me 14 Dhjetor 2018

Akademia e KF Gostivarit me dy grup moshat U11 dhe U12 morën pjesë në turneun prestigjioz OB Hallenmasters, që me datë 7-të dhe 8-të Dhjetor u zhvillua në Basel të Zvicrës, njofton albinfo.ch, përcjellin radiovala.com dhe albsport.ch.

Në këtë turne, përveç akademisë së Gostivarit kanë marr pjesë edhe akademitë e klubeve të mirënjohura zvicerane, si BSC Old Boys-i, Basel-i, St. Gallen-i, Biel-i, Wohlen-i, Grasshoppers-i, Köniz-i, Wil-i, Concordia dhe tjerë.

Labinot Musliu, trajner i grup moshave U12 theksoi se ky turne i parë për ta është një eksperiencë e jashtëzakonshme. Ai thotë se akademia e Gostivarit, me punën që e bënë është në rrugë të mbarë.

“Pjesëmarrja ynë si akademi e KF GOSTIVARI me dy grup moshat U12 dhe U11 në turneun shumë të fortë dhe me traditë disa vjeçare, Hallenmasters 2018 në qytetin e Baselit, ju ka dhënë fëmijëve, e aq më shumë edhe neve si trajner një eksperiencë, si dhe një mundësi të jashtëzakonshme që të garojmë me ekipe, respektivisht akademi shumë të forta të Zvicrës, si Baseli, Old Boys, Graschopers, St. Gallen etj. Në garat e zhvilluara kemi parë që me punën që bëhet në akademinë tonë jemi në rrugë të mbarë dhe jemi duke bërë punën që edukon drejtë futbollistët e vegjël, por gjithsesi na ka dhënë edhe një pasqyrë të qartë se cilat elemente të lojës futbollistike kemi nevojë ti përmirësojmë me punë intensive në çdo aspekt”, thekson trajneri Musliu, në deklaratën enkas për Albinfo.ch.

“Ekipi qe udhëheq unë U12 kishte paraqitje shumë dinjitoze. Duke qenë konkurrent serioz edhe me ekipet më të forta zvicerane. Arritëm një fitore 1 barazim dhe 2 humbje. Por, rezultati nuk ishte ne plan të parë, por përvoja dhe mundësia për të mësuar dhe për t’u përmirësuar”, shprehet Labinot Musliu.

“Dua që të shfrytëzoj këtë mundësi që të falënderoj edhe njeriun që mundësoj ardhjen dhe pjesëmarrjen tonë në këtë turne, Jeton Shabanin, familjen e tij, si dhe çdokënd nga bashkevendasit tonë që jeton në Zvicër, të cilët si çdoherë treguan zemërgjerësinë e tyre edhe në këtë rast. Kjo ishte hera e parë që morëm pjesë, por uroj që mos jetë edhe e fundit”, tha Labinot Musliu, trajner i grup moshave U12 të KF Gostivarit.

Ekipi U12 i KF Gostivarit nga 12-të ekipe pjesëmarrëse ka përfunduar në vendin e 8-të, ndërkaq ekipi U11 në vendin e fundit. Përveç trajnerit Labinot Musliu, ekipin gostivaras e udhëhoqën edhe trajnerët, Erxhan Menga dhe Eroll Rakipi.

 

@Kasam Selimi

@radiovala.com

@albinfo.ch

@albsport.ch

3,553 total views, 1 views today

About Kasam Selimi

Check Also

FC Kosova e Cyrihut, në Gjakovë për miqësore me Vllaznimin e Agim Canës

E Premte, me 8 Shkurt 2019 Klubi më i suksesshëm shqiptar në Zvicrës, FC Kosova …

Këtë e pëlqejnë %d blogues: