Breaking News
Home / Lajme / Arnold Gjergjaj me përkushtim triumfon kundër boshnjakut Tintor
Foto: Patrick Blatter (Blaetti.com)
Foto: Patrick Blatter (Blaetti.com)

Arnold Gjergjaj me përkushtim triumfon kundër boshnjakut Tintor

 

E Diel, 16 Dhjetor 2018

Foto: Patrick Blatter (Blaetti.com)

Arnold Gjergjaj është fitues në duelin me boshnjakun Mirko Tintor, njofton Albinfo.ch, përcjellin radiovala.com dhe albsport.ch.

Të shtunën në mbrëmje, boksieri shqiptar Gjergjaj, pas stërvitjeve të gjata dhe me plotë përkushtim, pa mos i dhënë aspak shansin kundërshtarit boshnjak Tintor, arriti te rezultati i dëshiruar. Ai e fitoi këtë luftë në Grand Casino në Basel, në raundin e katërt.

“I tregova kundërshtarit që unë jam i përgatitur. Jam i kënaqur me këtë luftë”, ka thënë Arnold Gjergjaj në deklaratën për Telebasel-in.

Kundërshtari i “Cobras” ka qenë rreth 30 kilogramë më i rëndë. Për boksierin gjakovar me banim në Prateln të Baselit, ishte fitorja e 32-të në ndeshjen e 34-t.

@Kasam Selimi

@radiovala.com

@albinfo.ch

@albsport.ch\

6,244 total views, 1 views today

About Kasam Selimi

Check Also

Juniorët C të FC Prishtinës së Bern-it të dytët në “Bachmann Cup 2019”, pa humbje dhe pa asnjë gol të pranuar

E Diel, me 13 Janar 2019 Ekipi i Juniorëve C të FC Prishtinës së Bernit …

Këtë e pëlqejnë %d blogues: