Breaking News
Home / Lajme / Video – Benjamin Kololli me tre goditje e shpërthen çatinë e kabinës së FC Zürich-ut

Video – Benjamin Kololli me tre goditje e shpërthen çatinë e kabinës së FC Zürich-ut

E Diel, me 16 Dhjetor 2018

Benjamin Kolollin jemi mësuar që çdo fundjavë ta shohim me gola dhe asistime në kampionatin zviceran, por java e 18-të ishte ndryshe, jo e mirë, njofton albinfo.ch, përcjell radiovala.com dhe albsport.ch.
Mesfushori shqiptar u zëvendësua në minutën e 64-të nga trajneri Ludovic Maginin i FC Zürich-ut në ndeshjen pa gola kundër Luganos.
Këtë ndryshim nuk e priti mirë Benjamin Kololli. Pasi u largua nga fusha, ai drejt kabinës së ekipit u drejtua me nervoz dhe nisi ta godet çatinë e stolit. Me tre goditje ai e shpërthen atë.
Kololli më pas ia ngriti zërin edhe trajnerit Magnin, pasi ky i fundit ishte drejtuar për t’ia dhënë dorën dhe ndoshta edhe sqarimin e zëvendësimit, futbollistit shqiptarë. Sezonin vjeshtor 2018/19 e përfundon si golashënuesi më i mirë i ekipit, me gjashtë gola të shënuara.

@Kasam Selimi
@radiovala.com
@albinfo.ch
@albsport.ch

Foto dhe video: teleclub sport
https://www.facebook.com/teleclubsport/videos/210873643129035/

7,651 total views, 3 views today

About Kasam Selimi

Check Also

FC Kosova e Cyrihut, në Gjakovë për miqësore me Vllaznimin e Agim Canës

E Premte, me 8 Shkurt 2019 Klubi më i suksesshëm shqiptar në Zvicrës, FC Kosova …

Këtë e pëlqejnë %d blogues: