Breaking News
Home / Lajme / Mbi 10% të golave në SFL Zvicër u realizuan me asistimet e futbollistëve shqiptarë
Foto: sfl.ch

Mbi 10% të golave në SFL Zvicër u realizuan me asistimet e futbollistëve shqiptarë


E Enjte, me 20 Dhjetor 2018

Në gjysmën e muajit Dhjetor të vitit 2018, përfundoi sezoni vjeshtor në Super Ligën e Zvicrës në Futboll. Kontributi angazhimi i futbollistëve shqiptarë ishte i theksuar, qoftë me paraqitje në lojë, asistime të golave, por edhe të golave të shënuar.

Nga gjithsejtë 320 gola të shënuar deri në javën e 18-të të sezonit 2018/19 nga të gjitha dhjetë ekipet zvicerane, mbi 10% ose 33 gola janë shënuar falë asistimeve të futbollistëve shqiptarë, njofton albinfo.ch, përcjellin radiovala.com dhe albsport.ch.

Trembëdhjetë futbollistë shqiptarë kanë asistuar, më së shumti Albian Ajeti te FC Basel-i, Bastien Toma te FC Sion-i dhe Benjamin Kololli për FC Zürich-u.

Më së shumti asistime kanë bërë tre futbollistët shqiptarë për FC Sion-in, gjithsejtë 12-të, 6-të Bastien Toma dhe nga 3 Ermir Lenjani dhe Pajtim Kasami.

Vijon lista e të gjithëve futbollistëve shqiptarë që janë regjistruar me asistimet e tyre:

33 asistime:

Albian Ajeti (FC Basel)                                   6

Bastien Toma (FC Sion)                                 6

Benjamin Kololli (FC Zürich)                         4

Ermir Lenjani (FC Sion)                                 3

Pajtim Kasami (FC Sion)                                3

Shkelqim Demhasaj (FC Luzern)                 2

Toni Domgjoni (FC Zürich)                            2

Samir Ramizi (XAMAX Neuchatel FC)        2

Izer Aliu (FC Zürich)                                        1

Eris Abedini (FC Lugano)                                             1

Mirlind Kryeziu (FC Zürich)                           1

Taulant Xhaka (FC Basel)                              1

Idriz Voca (FC Luzern)                                    1

@Kasam Selimi

@radiovala.com

@albinfo.ch

@albsport.ch

3,785 total views, 2 views today

About Kasam Selimi

Check Also

FC Kosova e Cyrihut, në Gjakovë për miqësore me Vllaznimin e Agim Canës

E Premte, me 8 Shkurt 2019 Klubi më i suksesshëm shqiptar në Zvicrës, FC Kosova …

Këtë e pëlqejnë %d blogues: