Breaking News
Home / Lajme / FFM: “SHKËNDIJA” YLL I GALA MBRËMJES (Video)

FFM: “SHKËNDIJA” YLL I GALA MBRËMJES (Video)


Ibraimi dhe Bardhi më të mirët e vitit

E Shtunë, me 22 Dhjetor 2018

Federata e futbollit të Maqedonisë mbrëmë në Teatrin Kombëtar maqedonas, në një gala mbrëmje shpalli më të mirët për këtë vit, që vërtet u përcoll me suksese shumë të mëdha në nivel të kluabeve, ashtu edhe në atë përfaqësueses sidomos në garat Liga e Kombeve.

“Do të doja të uroja dhe përgëzojë të gjithëa ata që sonte morrën shpërblime për më të mirët, ndërsa porosia ime për vitin e ardhshëm do të ishte që të vazhdojmë me këtë trend që e kemi filluar dhe dhashtë zotio të arrijmë atje ku e kemi cakun tonë.  Shfrytëzoj rastin të urojë të gjithëve festat e vitit të ri, të gjithë sportistëve dhe gjithë qytetarëve” deklaroi  Muhamed Sejdini ushtrues i detyrës kryetar i FFM-së,

Kryefjalën në këtë gala mbrëmje e kishte klubi i futbollit Shkëndija e cila i rëmbeu pothuajse të gjitha çmimet. Ekipi i të rinjëve u shpall më i mirë, ndërsa ekipi i parë skuadra më fair play .

“Rezultatet e sezonit të kaluar 2017/2018 ishin më të mirat  në historikun e Shkëndijës, më të mirat në historin e futbollit në Ligën e Parë të Maqedonisë,. Kështuqë deshi apo sdeshi dikush neve duheshte patjetër të jemi kryefjala” tha Visar Bexheti, kryetar i KF Shkëndiaj

Dy çmimet prestigjioze golashënues më i mirë dhe futbollist i vitit , shkuan në duarët e futbollistit “kuqezi” Besart Ibraimi. 

“Normalishtë që kam emocione pas këtyre dy çmimeve që i mora sonte. Unë dua  që të  falënderojë të gjithë ata të cilët më kanë ndihmuar deri te këto dy çmime, në veçanti familjen time, bashkëlkojtarët e mi, stafin teknik i falënderoj edhe njëherë” deklaroi  Besart Ibraimi i cili  u shpall futbollist i vitit.

Trajneri Bekim Osmani u shpallë më mirë në konkurrencën e të rinjëve, ndërsa Qatip Osmani i cili në karrierën e tij si trajner me ekipin e Shkëndijës,  ka dy tituj kampioni, dy Kupa të fituar dhe një superkup u shpall  trajner i vitit në futbollin vendor .

“Është rezultat  i në pune i të gjithëve në klub, i një pune  kualitative  të cilën e presim edhe në vitet e ardhëshme të jape rezultat. Ky nominim sigurishtë se edhe më tepër na  motivon për rezultate  tjera edhe  më të mira se këto”, tha  trajneri më mirë  Qatip Osmani.

Enis Bardhi u shpall si futbollisti më i mirë që luan jashtë vendit, Goran Pandev u shpërblye me çmim për kontributin e dhënë dhe afirmimin e futbollit jashtë vendit. Futbollist më i mirë në kategoritë e reja u shpall Enis Fazlagiq ish futbollist i Shkëndijës i cili aktualisht ësht pjesë e skuadrës Zhilina të Sllovakisë.

 “I falënderoj të gjithë ato që më ndihmuan, lojtarët, klubin , të gjithë. Jam shumë krenar për këtë sukses dhe do të më nxisin të punojë edhe më tepër dhe të jem më i mirë”  tha Enis Fazlagiq

Futbolliste  më e mirë e vitit  u shpall Aleksandra Ristovska nga ekipi i Tiverija, futbolliste me perspektivë u shpallë Jana Çubrinovska, ndërsa Yllza Maksuti nga ekipi AS Junajted rrëmbeu çmimin e golashënueses më të mirë.

 “Jam e lumtur që isha në nominimin si golashënuesja e vitit. Do bëjë ç’mos që të jem prapë pjesë e kësaj dhe tëp mund tpë zgjidhem si  futbolliste më e mirë  apo golashënuese prapë më e mirë”  deklaroi Yllza Maksuti golashënuese më e mirë në kategorinë e femrave.

Në mesin e laureatëve u gjendën edhe Marjan Markoski nga Ohri si arbitër më i mirë për vitin 2018,  Kiril Gogov  punëtorë sportiv, Darko Rangotov dhe Marjan Stefanovski nga KMF Veles rrëmbyen çmimin e lojtarit dhe trajnerit më të mirë.

Çmimet që ndau FFM për sezonin 2017/18

Golashënuese më e mirë – Yllza Maksuti

Futbolliste më e mirë – Aleksandra Ristovska

Trajner më i mirë te femrat – Ilija Mandarov

Golashënues më i mirë te moshat e reja – Jahja Abdulhadi

Futbolliisti më i mirë i ri – Enis Fazlagiq

Klubi më i mirë për moshat e reja KF Shkëndija

Trajner më i mirë te moshat e reja – Bekim Osmani

Futbollisti më i mirë në futsal – Darko Rangotov

Trajner më i mirë në futsal – Marjan Stefanovski

Punëtor më i mirë në futboll – Kiril Gogov

Sportiste më perspektive në Maqedoni – Jana Çubrinovska

Për kontribut për zhvillimin e futbollit te femra – Slave Vellkov

Referi më i mirë – Marjan Markoski

Ekipi më “Fair Play” i vitit – KF Shkëndija

Golashënuesi më i mirë – Besart Ibraimi

Trajner i vitit – Qatip Osmani

Reprezent më i mirë i Maqedonisë jashtë vendit – Enis Bardhi

Futbollisti më i mirë – Besart Ibraimi

Kontribut të veçantë në futboll – Goran Pandev

@radiovala.com

@Shaban Sinani – TV Klan Maqedoni

1,959 total views, 1 views today

About Kasam Selimi

Check Also

FC Iliria sonte kërkon kualifikimin për gjysmëfinale të Kupës

Solothurn, me 26 Mars 2019 Sonte në mbrëmje, FC Iliria në fushën e Fulenbach-ut, do …

Këtë e pëlqejnë %d blogues: