Breaking News
Home / Lajme / Akademia e futbollit “Ali Demi” do ta përfaqësoje Kosovën në turneun CSI Talent Cup U11 në Gjenevë

Akademia e futbollit “Ali Demi” do ta përfaqësoje Kosovën në turneun CSI Talent Cup U11 në Gjenevë


E Diel, me 23 Dhjetor 2018

Akademia e futbollit “Ali Demi” nga Tirana, fitues i titull Uhilas Talent Cup U11 në Ferizaj të zhvilluar me 1 dhe 2 Dhjetor, do ta përfaqësoje Kosovën në turneun prestigjioz CSI Talent Cup U11, që me 16 dhe 17 Shkurt të vitit 2019, do të mbahet në Gjenevë të Zvicrës, njofton Albinfo.ch, përcjellin radiovala.com.

Për ardhjen e akademisë shqiptare “Ali Demi” në Gjenevë, do të përkujdesën vëllezërit Salihiu nga Vitia, të cilët janë edhe përfaqësues të gjigandit të veshjeve sportive Givova.

“Të gjitha harxhimet i marrim përsipër Ne, si biletat, akomodimet etj. Ata vijnë me datën 14 shkurt dhe do të qëndrojnë deri me datë 18-19 Shkurt. Turneu në Ferizaj ka bërë jehonë të madhe dhe te gjitha akademitë mezi presin të marrin pjesë. Është përvojë e jashtëzakonshme. Këtë vit kemi pas ekipe nga të gjitha trojet shqiptare”, deklaroi ekskluzivisht për albinfo.ch, radiovala.com dhe albsport.ch, Salajdin Salihu, organizator i turneut Uhilas Talent Cup U11.

Në dy turnetë e më përparshme, Kosova është përfaqësuar me fituesit, Ardhmëria Ferizaj dhe me ekipin e Sharrit nga Hani i Elezit ku e kanë fituar çmimin e Fair Play-it.

Në turneun CSI Talent Cup U11 në Gjenevë do të marrin pjesë 24 ekipe, në mesin e tyre akademi të mirënjohura europiane si ajo e Arsenal-it, Bayern München-it, Bayer Leverkusen-it, Inter Milan-it, FC Porto-s, FC Basel-it, FC Servette-s, FC Lugano-s, FC Olimpique Lyon-it, Deportivo La Coruna-s dhe ekipe tjera.

@Kasam Selimi

@radiovala.com

@albinfo.ch

@albsport.ch

6,788 total views, 1 views today

About Kasam Selimi

Check Also

Dardan Maksutaj shqiptari i parë që shpallet dy herë Kampion i Zvicrës në Futsal

Bernë, me 23 Mars 2019 Futbollisti Dardan Maksutaj, është shqiptari i parë që dy herë, …

Këtë e pëlqejnë %d blogues: