Breaking News
Home / Lajme / Kontrollet e Antidopingut të Zvicrës për Sefer Seferin edhe njëherë negative

Kontrollet e Antidopingut të Zvicrës për Sefer Seferin edhe njëherë negative


E Premte, 28 Dhjetor 2018

Një muaj më parë, boksierin shqiptar Sefer Seferin, befasishëm në orët e mëngjesit e vizituan nga Antidopingu i zviceran, ndërsa një muaj më vonë, ai ka pranuar edhe rezultatin. Kontrollet kanë qenë edhe njëherë negative, pra në të mirë të Seferit, njofton albinfo.ch, përcjellin radiovala.com dhe albsport.ch.

“Ashtu siç pritej, gjetjet e kontrollit të fundit të dopingut ishin edhe një herë negative. Kjo do të thotë që kam luajtur shumë luftime me disiplinën dhe vullnetin e hekurt. Unë qëndroj për Boks të pastër! Pika e ardhshme e boksit tashmë është e konfirmuar, ne jemi të lumtur”, thotë Sefer Seferi, në njoftimin publik.

Ndeshja e fundit e Sefer Seferit ishte në nëntor kundër Firat Arslan-it dhe ky takim përfundoi pa fitues.

32-vjeçari nga Korita e Gostivarit, në karrierë ka zhvilluar 26 luftëra, prej tyre 23 fitore, 2 humbje dhe 1 barazim.

@Kasam Selimi

@radiovala.com

@albinfo.ch

@albsport.ch 4 Accent 6;

7,017 total views, 2 views today

About Kasam Selimi

Check Also

Juniorët C të FC Prishtinës së Bern-it të dytët në “Bachmann Cup 2019”, pa humbje dhe pa asnjë gol të pranuar

E Diel, me 13 Janar 2019 Ekipi i Juniorëve C të FC Prishtinës së Bernit …

Këtë e pëlqejnë %d blogues: