Breaking News
Home / Lajme / Bekim Zogaj gjykoi 45 ndeshje futbolli në vitin 2018

Bekim Zogaj gjykoi 45 ndeshje futbolli në vitin 2018


E Hënë, 31 Dhjetor 2018

Bekim Zogaj është një emër i njohur në fushën e futbollit, qoftë këtu në Zvicër, në trojet shqiptare, por edhe më gjërë në Europë.

Paraqitjet e tija në vitin 2018 thuaj se ishin të përjavshme. Si ndihmës gjyqtar i parë, ai gjykoi 45 ndeshje, në kampionatin e Zvicrës, garat e UEFA-s, si Liga e Kampionëve, Liga e Europës dhe Ligës së Kombeve si dhe ndeshje miqësore, njofton albinfo.ch, përcjellin radiovala.com dhe albsport.ch.

“Ndeshja Kosovë – Shqipëri ishte më e veçanta për mua, ndërkaq miqësorja Gjermani – Rusi ishte një ndeshje e madhe. Gjithashtu për herë të parë ishim edhe në kampionatin e Francës”, shprehet gjyqtari anësor, Bekim Zogaj.

Ndeshjet dhe garat ku ka gjykuar Bekim Zogaj në vitin 2018.

Super League Zvicër

20 Ndeshje (2 herë Basel – YB)

6 ndeshje ne Challenge League

5 ndeshje të kupës së Zvicrës

1 ndeshje ne kampionatin e Francës

1 ndeshje në Ligen Greke ( Olympiacos Athen – PAOK Saloniki para 35000 tifozve)

2 ndeshje në Arabi

Europë:

1 ndeshje per kualifikimin e Champions Leagues ( Rosenborg Trondheim – Celtic Glasgow)

4 ndeshje të Europa Ligës

Kombëtare, ndeshje miqësore:

Italia – Arabia Saudite

Kosova – Shqiperia

Gjermania – Rusia

Nations League:

Bjellorusia – San Marino

Armenia – Gibraltari

@Kasam Selimi

@radiovala.com

@albinfo.ch

@albsport.ch

6,278 total views, 2 views today

About Kasam Selimi

Check Also

Shtatë Vjet RADIO VALA

Bern/Gostivar, me 10 Prill 2019 Sot mbushen 7 vjet nga themelimi i Dritares Informative www.radiovala.com, …

Këtë e pëlqejnë %d blogues: