Breaking News
Home / Lajme / Demolli: UKSHFZ-ja u dëshiron një vit plotë suksese klubeve shqiptare në Zvicër

Demolli: UKSHFZ-ja u dëshiron një vit plotë suksese klubeve shqiptare në Zvicër


E Mërkurë, me 2 Janar 2019

Kryetari i Unionit të Klubeve Shqiptare të Futbollit në Zvicër, Feti Demolli në mesazhin me rastin e ndërrimit të motmoteve, uron klubet shqiptare në Zvicër për një vit plotë suksese dhe të shëndetshëm, njofton albinfo.ch dhe radiovala.com.

“Filluam një vit të ri të cilin duhet ta shohim si mundësi të re për të arritur qëllime, sfida-sakrifica dhe angazhime që janë gjithmonë të mirëpritura nga të gjithë e sidomos nga sportistët. Andaj ne si “UKSHFZ” Unioni i klubeve shqiptare të futbollit në Zvicër ju urojmë shëndet-dashuri dhe një vit përplot suksese dhe mbi të gjitha të shëndetshëm”, thuhet në urimin e kryetarit të UKSHFZ-së, Feti Demollit.

Unioni i klubeve shqiptare të futbollit në Zvicër është themeluar në vitin 2014. Në pranverën e vitit 2018 u zgjodh kryesia e re, me në krye Feti Demoli, Kryetar, Rini Dauti, Nënkryetar dhe Fatmir Osmani – Sekretar i përgjithshëm.

“Unioni është institucion legal dhe ka për synim bashkëpunimin me SFV, FSHF si dhe FFK por edhe me Ambasadat përkatëse në Zvicër. Unioni mirëpret bashkëpunimin në vitet e ardhshme me çdo klub shqiptar në Zvicër”, thotë Feti Demolli.

@Kasam Selimi

@radiovala.com

@albinfo.ch

@albsport.ch

5,283 total views, 2 views today

About Kasam Selimi

Check Also

Shtatë Vjet RADIO VALA

Bern/Gostivar, me 10 Prill 2019 Sot mbushen 7 vjet nga themelimi i Dritares Informative www.radiovala.com, …

Këtë e pëlqejnë %d blogues: