Breaking News
Home / Lajme / FC Eagles Aarau: 2018-ta ishte vit i madh, klubi është rritur shumë

FC Eagles Aarau: 2018-ta ishte vit i madh, klubi është rritur shumë


E Premte, me 4 Janar 2019

Për FC Eagles-in, klubi shqiptar nga Aarau viti 2018-të ishte vit i madh dhe me shumë rritje, thuhen në mesazhin e “Shqiponjave”, në mesazhin drejtuar sponsorëve, tifozëve dhe anëtarëve të klubit, njofton albinfo.ch, përcjellin radiovala.com dhe albsport.ch

“Shqiponjat dëshirojnë të falënderojnë të gjithë sponsorët, tifozët, anëtarët e klubit, si dhe të gjithë lojtarët e ekipit të parë, skuadrën e dytë dhe juniorët tanë A për këtë vit të madh 2018. Familja Eagles është rritur edhe më shumë këtë vit, dhe me ngritjen e ekipit tonë Fanion në Ligën e Dytë Ndër-rajonale (Interregional), kemi arritur rezultate fantastike! Ne të gjithë jemi krenarë për pasionin që rrjedh në këtë klub”, thuhet në mesazhin e klubit më të suksesshëm shqiptar në Zvicër në vitin 2018, të cilët përveç se u shpallen kampion në ligën e 2-të Aargaut dhe kampion të kampionatit të 4-të dimëror të Asociacionit të Futbollit të Aargau-t.

@Kasam Selimi

@radiovala.com

@albinfo.ch

@albsport.ch den1

9,027 total views, 2 views today

About Kasam Selimi

Check Also

Shtatë Vjet RADIO VALA

Bern/Gostivar, me 10 Prill 2019 Sot mbushen 7 vjet nga themelimi i Dritares Informative www.radiovala.com, …

Këtë e pëlqejnë %d blogues: