Breaking News
Home / Lajme / Eris Abedini deri në verë të 2020-ës në Winthertur

Eris Abedini deri në verë të 2020-ës në Winthertur


E Shtunë, 5 Janar 2019

Mesfushori Eris Abedini është lëvizja e parë e futbollistëve shqiptarë në futbollin superior në Zvicër,në afatin kalimtar të dimrit, njofton albinfo.ch, përcjellin radiovala.com dhe albsport.ch.

Abedini në formë huazimi ka kaluar nga ekipi i Super Ligës së Zvicrës, FC Lugano në ekipin e Brack Challenge Ligës, FC Winthertur-i.

“Të dy klubet kanë rënë dakord për një marrëveshje deri në mes të 2020-ës. Eris Abedini këtë pasdite ishte në stërvitje në fushën artificiale, me të gjithë lojtarët tjerë. Ne e mirëpresim ngrohtësisht Erisin dhe i urojmë atij te në çdo të mirë shumë suksese”, thuhet në komunikatën e ekipit Bardh e Kuq nga Cyrihu.

Me herët, njëzetvjeçari ka luajtur edhe te FC Chiasso, FC Ticino dhe në ekipin U21 të FC Luganos.

@Kasam Selimi

@radiovala.com

@albinfo.ch

@albsport.ch

8,817 total views, 1 views today

About Kasam Selimi

Check Also

Dardan Maksutaj shqiptari i parë që shpallet dy herë Kampion i Zvicrës në Futsal

Bernë, me 23 Mars 2019 Futbollisti Dardan Maksutaj, është shqiptari i parë që dy herë, …

Këtë e pëlqejnë %d blogues: