Breaking News
Home / Lajme / Gostivar / Për herë të parë Gostivari me tre futbollistë në Kombëtaren Shqiptare (Video)

Për herë të parë Gostivari me tre futbollistë në Kombëtaren Shqiptare (Video)


E Hënë, me 7 Janar 2019

Futbollistët shqiptarë kudo që jetojnë, e kanë ëndërr që një ditë ta veshin fanellën e Kombëtares. Kjo ëndërr është edhe vendbanimeve shqiptare, që të kenë futbollistë të tyre në radhët e Kuq e Zinjve.   

Ndodh për herë të parë në historinë e futbollit që qyteti i Gostivarit, ndonëse në grupmoshat më të reja, në U19-të, të ketë të grumbulluar tre futbollistë, njofton radiovala.com.

Do të mbetën në kujtim emrat e Roni Sinanit, mesfushor shkatërrues, mbojtësit Imran Fetait dhe mesfushorit Geni Gashit që u bënë të parë që grumbullohen nga Shqipëria.

Trajneri i përfaqësueses U-19, Nevil Dede në konferencën për media ka thënë se janë grumbulluar lojtarë shumë të talentuar dhe me të ardhme.

“Ky është një grumbullim, mbi të gjitha për të parë elementët kryesorë që kanë qenë në skuadër, por edhe prurjet e reja, që kanë ardhur si pasojë e seleksionimeve që bëmë gjatë vitit të kaluar në Greqi, Maqedoni dhe Itali. Por, të grumbulluarit janë edhe pjesë e riseleksionimeve që janë bërë në kampionatin shqiptar. Nga informacioni i parë, që kam deri tani, mund të them se është e mirë. Nuk mund të them më shumë. Pasi të mbarojë ky grumbullim, atëherë mund të kem një ide më të qartë. Por, besoj se ka lojtarë shumë të talentuar dhe me të ardhme. Gjithmonë flasim për momentin, sepse zhvillimet e lojtarëve në tilla mosha janë pak të vështira. Kjo moshë është shumë delikate, pasi mbarojnë tek ekipet respektive të të rinjve dhe pastaj është shumë e vështirë që të gjejnë hapësirat e duhura me ekipet e para. Kalojnë periudha shumë të vështira, me ulje-ngritje të mëdha, dhe kjo nuk më bën të qartë përsa i përket vazhdimësisë së këtyre lojtarëve. Për momentin kemi elementë shumë të mirë. Lista është shumë e madhe, janë mbi 6”, ka deklaruar Nevil Dede, trajner i përfaqësueses U19-të të Shqipërisë.

Tre futbollistët e grumbulluar janë pjesë e KF Shkëndijës së Tetovës.

@Kasam Selimi

@radiovala.com

Video:

FSHF

6,215 total views, 5 views today

About Kasam Selimi

Check Also

Angellovski publikoi listën e futbollistëve për ndeshjet me Letoninë dhe Slloveninë

Seleksionuesi i përfaqësueses A të Maqedonisë, Igor Angellovski ka publikuar listën e futbollistëve për dy …

Këtë e pëlqejnë %d blogues: