Breaking News
Home / Lajme / Milaim Rama sërish shqiptari i parë me Zvicrën, Kampion në kampionatin jozyrtar të Botës në Futbollin në Borë

Milaim Rama sërish shqiptari i parë me Zvicrën, Kampion në kampionatin jozyrtar të Botës në Futbollin në Borë


E Diel, me 13 Janar 2019

Milaim Rama ishte futbollisti i parë shqiptarë që e ka bartur fanellën e Zvicrës në sezonin 2003/2004. Tani pas pesëmbëdhjetë/gjashtëmbëdhjetë vitesh, Rama edhe njëherë bëhet futbollisti i parë shqiptarë që përsëri e veshë fanellën e Zvicrës, por kësaj here në kampionatin jozyrtar të futbollit në Borë të mbajtur me datë 10 dhe 11 Janar të këtij viti, njofton albinfo.ch, përcjellin radiovala.com dhe albsport.ch.

Zvicra është shpallur kampione e Kampionatit jozyrtar të Botës në Futbollin në Borë, të mbajtur në fshatin në Alpine, Arosa të Zvicrës.

“Unë isha për herë të parë në këtë Kampionat Botëror në Borë. Të jesh në mesin e këtyre yjeve, ishte kënaqësi dhe mbetet në kujtimet e mija të bukura. Do të thotë isha për herë të parë dhe e morëm vendin e parë. Ishte viti i 9-të që organizohet ky eveniment dhe Zvicra e ka fituar për herë të tretë. E gjitha ishte mbresëlënëse”, deklaroi ish futbollisti Milaim Rama, në deklaratën ekskluzive për albinfo.ch, radiovala.com dhe alnsport.ch.

Ky kampionat është mbajtur për herë të nëntë dhe Rama bëhet futbollisti shqiptarë që merr pjesë në këtë garë. Këtë vit kanë garuar katër ekipe, si Zvicra, Gjermania, Holanda dhe ekipi i Yjeve. Ekipet e lartpërmendura janë paraqitur me emra dhe yje të njohur, si Mario Basler, Murat Yakin, Alexander Zickler, Stéphane Chapuisat, Philipp Degen, Michael Mols, Gerald Vanenburg dhe të tjerë.

@Kasam Selimi

@radiovala.com

@albinfo.ch

@albsport.ch

10,605 total views, 5 views today

About Kasam Selimi

Check Also

Petar Velinov nënshkruan me Klubin e Basketbollit “Albes”

Lojtari 24 vjeçar Petar Velinov i cili vitin e kaluar ka qenë basketbollistë I ekipit …

Këtë e pëlqejnë %d blogues: