Breaking News
Home / Lajme / Armando Sadiku rikthet te fc lugano në SFL-në e Zvicrës

Armando Sadiku rikthet te fc lugano në SFL-në e Zvicrës


E Martë, me 15 Janar 2019

Sulmuesi i kombëtares shqiptare të futbollit, Armandimo Sadiku për herë të tretë është bashkuar me ekipin zvicëran nga Tesina, FC Lugano, njofton Albinfo.ch, përcjellin radiovala.com dhe albsport.ch.

Sadiku është lejuar që të luaj te ekipi zviceran deri në fund të sezonit, me të drejtë që klubi i tij aktual FC Levante-ja spanjolle ta rikthen pas përfundimit të sezonit

Armando Sadiku për herë të parë me Luganon ka luajtur në sezonin 2012/2013 në Challenge Ligë dhe më vonë në sezonin 2016/17 në Super Ligë.

Në deklaratën e parë pas rikthimit në Lugano, Armando Sadiku është shprehur i lumtur nga pritja e tifozëve të cilit i kanë dërguar shumë mesazhe mirëseardhje. Ai tha se pas lëndimit, ka bërë pesë muaj stërvitje për t’u rikthyer në formë.

@Kasam Selimi

@radiovala.com

@albinfo.ch

@albsport.ch ��

5,716 total views, 2 views today

About Kasam Selimi

Check Also

Petar Velinov nënshkruan me Klubin e Basketbollit “Albes”

Lojtari 24 vjeçar Petar Velinov i cili vitin e kaluar ka qenë basketbollistë I ekipit …

Këtë e pëlqejnë %d blogues: