Breaking News
Home / Lajme / Juniorët C të FC Prishtinës së Bern-it të dytët në “Bachmann Cup 2019”, pa humbje dhe pa asnjë gol të pranuar

Juniorët C të FC Prishtinës së Bern-it të dytët në “Bachmann Cup 2019”, pa humbje dhe pa asnjë gol të pranuar


E Diel, me 13 Janar 2019

Ekipi i Juniorëve C të FC Prishtinës së Bernit e kanë fituar vendin e dytë të në turneun Tradicional “Bachmann Cup 2019”, të mbajtur në Burgdorf të Zvicrës të Premten me 11 Janar, njofton albinof.ch, përcjellin radiovala.com dhe albsport.ch.

Këtë turne të rinjtë e Prishtinës të udhëhequr nga trajneri Beqir Zubaku, e përfunduan pa asnjë gol të pranuar nga tetë ndeshjet e zhvilluara, me katër fitore dhe katër barazime.

Portieri i ekipit të Prishtinës, Janik König është shpallur edhe si lojtari më i mirë i turneut.

Fituesit e vendit të parë, FC Subingen kanë marr pesë fitore dhe vetëm tre barazime.

Kanë garuar nëntë ekipe, Ämme Team, SC Burgdorf, FC Subingen, FC Aarberg, FC Lotzwill-Madiswill, FC Lengnau, FC Frutingen, SC Aagerten Brügg.

Në këtë turne, FC Prishtina merr pjesë për tre vite më radhë.

@Kasam Selimi

@radiovala.com

@albinfo.ch

@albsport.ch

12,073 total views, 2 views today

About Kasam Selimi

Check Also

FC Iliria siguron kualifikimin në gjysmëfinale të Kupës së Solothurn-it

Solothurn, me 27 Mars 2019 Ka mjaftuar një gol për FC Ilirinë për t’u kualifikuar …

Këtë e pëlqejnë %d blogues: