Breaking News
Home / Lajme / FC Besa e Biel-Bienne-s i fillon përgatitjet për sezonin pranveror, Murtaj: Ka vullnet të madh për ta drejtuar klubin

FC Besa e Biel-Bienne-s i fillon përgatitjet për sezonin pranveror, Murtaj: Ka vullnet të madh për ta drejtuar klubin


E Premte, me 18 Janar 2019

FC Besa nga qyteti i Biel-Bienne-s është nga ekipet e para shqiptare në Zvicër, që do t’i nis parapërgatitjet për sezonin pranveror, njofton albinfo.ch, përcjellin radiovala.com dhe albsport.ch.

Nën drejtimin e trajnerit, Albertoz Murtaj, ekipi i Besës dëshiron ta përgatit ekipin e tij për ta ruajtur formën shumë të mirë që e ka pasur skuadra, në pjesën e parë të sezonit.

Në deklaratën për albinfo.ch, trajneri Murtaj tha se synimet me ekipin e tij janë të qarta, kreu në Ligë dhe sa më larg në garat e Kupës.

“Qëllimet tona janë që sezonin ta përfundojmë në katër vendet e para në Tabelë. Në Kupë ditë mbaroj sezonin në katër vendet e para në tabelë. Në Kupë ne duam që të shkojmë sa më larg, duke nisur ndeshja me FC Ins-in. Unë shoh lojtarë me të cilët dua të punoj, ata i përshtaten futbollit dhe karakterit të konceptit tim. Ka edhe lojtarë interesantë të rinj që unë dua t’i shoqëroj gjatë rrugës”, thotë trajneri Albertoz Murtaj në deklaratën për albinfo.ch.

Ai thotë se në raundin paraprak, ekipi i tij ka qenë fenomenal. “Qëllimi u arrite në mënyrë të qartë. Përveç pikëve të fituara, unë jam i kënaqur edhe me mënyrën se si prezantohemi”, thotë Murtaj, duke shtuar se në ekip ka një frymë të mirë bashkëpunimi dhe një vullnet i madh për ta drejtuar klubin.

@Kasam Selimi

@radiovala.com

@albinfo.ch

@albsport.ch

5,624 total views, 1 views today

About Kasam Selimi

Check Also

FC Iliria sonte kërkon kualifikimin për gjysmëfinale të Kupës

Solothurn, me 26 Mars 2019 Sonte në mbrëmje, FC Iliria në fushën e Fulenbach-ut, do …

Këtë e pëlqejnë %d blogues: