Breaking News
Home / Lajme nga Zvicra / Stërvitja e parë e trajnerit Shaqiri me FC Dardaninë e Basel-it

Stërvitja e parë e trajnerit Shaqiri me FC Dardaninë e Basel-it

E Shtunë, me 19 Janar 2019

Nën drejtimin e trajnerit, Arianit Shaqiri, ekipi i FC Dardanisë së Basel-it, i ka nisur stërvitjet në prag të nisjes të sezonit pranveror në Ligën e Dytë të Zvicrës Veriperëndimore, njofton albinfo.ch, përcjell radiovala.com dhe albsport.ch.

Të enjten në mbrëmje ishte edhe grumbullimi i parë i stafit të ri teknik të dhe futbollistëve të FC Dardanisë.

“Një atmosferë shumë e mirë edhe pse me një mot të ftoftë, ishin të pranishëm 18 Lojtarë. Një Start shumë i mirë me një Staf Teknik të motivuar me në krye me Trainerin Arianit Shaqiri. Vazhdojmë tutje”, thuhet në njoftimin e FC Dardanisë.

Ndihmës të trajnerit Arianit Shaqiri, janë Besim Bublica dhe Saimir Gashi.

FC Dardania me stërvitjet për sezonin pranveror do të nisë më 15 janar 2019. Sezonin vjeshtor, FC Dardania e mbylli në vendin e 12-të në tabelë, me vetëm 11 pikë të fituara.

Ndeshjen e parë ekipi i trajnerit Arianit Shaqirit do ta zhvillon më 17 mars 2019, kundër FC Laufen-it.

@Kasam Selimi

@radiovala.com

@albinfo.ch

@albsport.ch

3,118 total views, 2 views today

About Kasam Selimi

Check Also

FC Iliria sonte kërkon kualifikimin për gjysmëfinale të Kupës

Solothurn, me 26 Mars 2019 Sonte në mbrëmje, FC Iliria në fushën e Fulenbach-ut, do …

Këtë e pëlqejnë %d blogues: