Breaking News
Home / Lajme / FC Tetova e Basel-it i konfirmon Arben Sadikun dhe Argjent Turkajn për trajnerë

FC Tetova e Basel-it i konfirmon Arben Sadikun dhe Argjent Turkajn për trajnerë


E Diel, me 20 Janar 2019

Një muaj pasi u bë e ditur se FC Tetova e Basel-it nga pranvera do t’i nis garat nga liga e 5-të e Zvicrës Veriperëndimore, kryetari Fatmir Osmani njofton se kryesia ka konfirmuar edhe trajnerët për sezonin e parë në këtë garë, njofton albinfo.ch, përcjellin radiovala.com dhe albsport.ch.

“Kryesia FC Tetova Basel-it pas disa konsultave konfirmon Trajnerët për sezonin e parë zyrtar. Arben Sadiku për një kohë të gjatë përveç FC Tetova Basel-it ka trajnuar me sukses disa skuadra duke përfshirë SC ED, FC Riehen dhe FC Muttenz Junioren. Gjithashtu kemi nderin që me Argjent Turkajn një ish-lojtar me përvojë në Ligën e Parë të fitojmë si Co-Trajner. Në emër të Kryesisë ju uroj dy trajnerëve të rinj dhe ambiciozë shumë sukses dhe përkushtim në detyrën e tyre të re ngjitja një ligë më lartë”, njofton kryetari i FC Tetova Basel-it, Fatmir Osmani. 

Osmani njofton gjithashtu se nga dita e martë me 29 Janar, do të fillohet me përgatitjen për gjysmën e dytë të sezonit ku klubi garon për herë të parë.

Viti 2018-të për FC Tetovën e Basel-it përfundon me sukses historik. Klubi shqiptar i themeluar në vitin 2017-të, arriti gjatë një viti të shënoje dy sukses, dy arritje dhe synime.

Fillimisht gjatë verës, FC Tetova u shpall Kampion i Zvicrës në Seria B SFFS (Firmat zvicerane dhe klubet sportive të kohës së lirë – Schweizerischen Firmen- und Freizeitsportverband) të dhe së fundmi suksesi tjetër është që klubi nga pranvera do t’i nis garat nga Liga e 5-të e Zvicrës Veriperëndimore.

@Kasam Selimi

@radiovala.com

@albinfo.ch

@albsport.ch

4,243 total views, 1 views today

About Kasam Selimi

Check Also

FC Iliria sonte kërkon kualifikimin për gjysmëfinale të Kupës

Solothurn, me 26 Mars 2019 Sonte në mbrëmje, FC Iliria në fushën e Fulenbach-ut, do …

Këtë e pëlqejnë %d blogues: