Breaking News
Home / Lajme / Taulant Seferi: Huazimi te FC Winterthur-i më ka ndihmuar pas lëndimeve

Taulant Seferi: Huazimi te FC Winterthur-i më ka ndihmuar pas lëndimeve


E Diel, me 20 Janar 2019

Futbollisti më i mirë shqiptarë aktualisht në ligën e dytë të Zvicrës, Challenge Ligë, Taulant Seferi në prononcimin ekskluziv për albinfo.ch, radiovala.com dhe albsport.ch, flet për formën e tij të mirë që kalon me ekipin FC Winterthur-it dhe për pritjet me këtë ekip. Ai është i huazuar nga kampioni aktual i Zvicrës, BSC Young Boys-i i Bern-it. Bashkë me Seferin, te FC Winterthur-i, luajnë edhe pesë futbollistë tjerë shqiptarë.

“Huazimi tek FC Winterthur-i më ka ndihmuar shumë pas lëndimeve, ku fati nuk arrita të tregoj aftësitë e mija për shkak të lëndimeve, por Fal Zotit, tash jam fit dhe ja ku po shihen rezultatet e mia. Huazimi vazhdon deri ne fund te Kampionatit. Pretendimi i ekipit është që të ngjitemi lart ne Super Ligë, ku dhe kemi kapacitet të jemi aty. Kemi vetëbesimin se do ngjitemi. Është mirë se ndihmohemi shumë mes veti, sa më shumë, më mirë për futbollin Shqiptar”, thotë mesfushori sulmues, Taulant Seferi në prononcimin enkas për albinfo.ch, radiovala.com dhe albsport.ch.

Sa i takon kombëtares shqiptare të futbollit, Seferi thotë se është i gatshëm të jep më të mirën për kombëtaren.

“Për te Kombëtarja nuk dua flas shumë, aty është përzgjedhja e Panucci-t, nëse mendon se duhet të jem aty, unë jam i gatshëm të jap nga vetja më të mirën për Kombëtaren time”, tha në fund Taulant Seferi.

Taulant Seferi është futbollisti shqiptarë me më shumë gola të shënuara në sezonin vjeshtor në Challenge Ligën e Zvicrës, me gjatë gola dhe dy asistime.

@Kasam Selimi

@radiovala.com

@albinfo.ch

@albsport.ch

12,353 total views, 2 views today

About Kasam Selimi

Check Also

Angellovski publikoi listën e futbollistëve për ndeshjet me Letoninë dhe Slloveninë

Seleksionuesi i përfaqësueses A të Maqedonisë, Igor Angellovski ka publikuar listën e futbollistëve për dy …

Këtë e pëlqejnë %d blogues: