Breaking News
Home / Lajme / FC Liberampool-i ështl i fitues i turneut në Futsal të organizuar nga FC Dardania e Basel-it

FC Liberampool-i ështl i fitues i turneut në Futsal të organizuar nga FC Dardania e Basel-it


E Diel, me 27 Janar 2019

Përfundoi turneu i katërt në Futsal 2019, organizuar nga FC Dardania e Basel-it. Fitues i turneut të këtij viti doli ekipi i FC Liberampool-i.

Vendi i dytë i takoi Priasoccer-it, ndërsa vendi i tretë Laola-s.

“Vendit të parë i ndahen 1000 franga, vendit të dytë 500 dhe të tretit 300 franga. Gjithashtu kemi ekipin më Fair Play, multiPhone nga Basel-i. Lojtar më i mirë zgjodh Sejdu dhe iu nda fanellë nga lojtari i madh Xherdan Shaqiri dhe portieri më i mirë Andreas Hoxha të cilit iu nda gjithashtu një fanelle nga portieri i FC Liverpool-it, Alisson Ramses Becker. Çmimin e parë e kanë sponsorizuar futbollistët, vëllezërit Ajeti, çmimin e dytë Amir Abrashi, kurse çmimin e tretë e ka sponsorizuar firma Badalli GmbH me pronar z. Hevzi Badalli”, deklaroi drejtori sportiv i FC Dardanisë së Baseli-it, Besim Bublica enkas për albinfo.ch, radiovala.com dhe

“Morën pjesë 25 ekipe nga Zvicra, Gjermania dhe Franca. Kishte ekipe nga Këlni, Moulhous-i dhe Colmar-i dhe nga të gjitha qytetet e Zvicrës. Ka qenë një organizim i mirë, me ekipe dhe lojtarë mjaftë cilësor. Jemi të kënaqur si Organizator”, tha Besim Bublica.  

Ndeshjet u zhvilluan në Rankhofhalle në qytetin e Basel-it në Zvicër.

Ai paralajmëroi edhe një Turne të madh edhe gjatë kësaj Vere, në përvjetorin e të madhit Fadil Vokrri.

Turneun e përcolli edhe ekipi i Albinfo.ch të cilët u falënderuan për përkrahjen mediale në promovim të turnuet dhe në përgjithësi të sportit shqiptar në Zvicër.

@Kasam Selimi

@www.radiovala.com

@albinfo.ch

@albsport.ch

6,178 total views, 2 views today

About Kasam Selimi

Check Also

Shqiptarja Diellza Sejdiaj, Kampione e Botës në Karate Kumite me Zvicrën

Lisbonë/Portugali, me 20/22 Shtator 2019 Diellza Sejdiaj është shpallur Kampione e botës në Karate, në …

Këtë e pëlqejnë %d blogues: