Breaking News
Home / Lajme / Kololli, futbollisti i vetëm shqiptar që zgjidhet mes më të mirëve në Zvicër

Kololli, futbollisti i vetëm shqiptar që zgjidhet mes më të mirëve në Zvicër


E Hënë, 28 Janar 2019

Mesfushori i FC Zürich-ut dhe ish-futbollisti i FC Lausanne-s, Benjamin Kololli është futbollisti i vetëm shqiptar që është midis futbollistëve më të mirë në Zvicër, në vitin 2018, njofton albinfo.ch, përcjellin radiovala.com dhe albsport.ch.

Në Kololli është zgjedhur në 11-shen më të mirë “Golden 11”.

Të niminuar për tre çmime të ndryshëm ishin Taulant Xhaka, Bastien Toma, Benjamin Kololli, Hekuran Kryeziu dhe Albian Ajeti.

Mesfushori i Bazelit, Taulant Xhaka, ishte nominuar me golin e tij për çmimin e Golit më të mirë në SFL. Goli më i mirë u zgjodh goli i futbollistit të BSC Young Boys-it, Guillaume Hoarau.

Bastien Toma mesfushori i F  Sionit ishte i nominuar për futbollistin më të mirë të ri në SFL. Më i miri u zgjodh Djibril Sow i BSC Young Boys-it.

Në njëmbëdhjetëshin e artë të SFL-së, nga 23 futbollistë, të nominuar ishjn edhe tre futbollistë shqiptarë, mesfushorët e FC Zürich-ut, Benjamin Kololli dhe Hekuran Kryeziu dhe sulmuesi i FC Bazelit, Albian Ajeti.

Vetëm Baenjamin Kololli u zgjodh në 11-ën më të mirë për vitin 2018.

Mbrëmja e çmimeve të SFL-së, Ligës së Futbollit të Zvicrës u mbajt për herë të shtatë me radhë, kësaj here në Luzern.

@Kasam Selimi

@www.radiovala.com

@albinfo.ch

@albsport.ch

Foto: SFL

3,100 total views, 2 views today

About Kasam Selimi

Check Also

Dardan Maksutaj shqiptari i parë që shpallet dy herë Kampion i Zvicrës në Futsal

Bernë, me 23 Mars 2019 Futbollisti Dardan Maksutaj, është shqiptari i parë që dy herë, …

Këtë e pëlqejnë %d blogues: