Breaking News
Home / Lajme / Mersim Asllani, lojtari i gjashtë shqiptarë në Grasshopper-s të Cyrihut

Mersim Asllani, lojtari i gjashtë shqiptarë në Grasshopper-s të Cyrihut


E Shtunë, me 2 Shkurt 2019

Klubit nga Cyrihu, FC Grasshopper ka angazhuar futbollisti e talentuar shqiptar, Mersim Asllanin nga FC Lausanne-Sport-it, njofton albinfo.ch, përcjellin radiovala.com dhe albsport.ch.

Asllani i bashkëngjitet menjëherë GC-së, por ai nuk ka të drejtë të luaj që në ndeshjen e parë të sezonit pranveror, kundër FC Basel-it në fundjavë.

Mesfushori Mersim Asllani me GC-në ka nënshkruar Kontratë, katër vjeçare, deri në verën e vitit 2023. Ai i ka kryer të gjitha shkollat e futbollit në ish ekipin e tij, FC Lausanne-n. Në sezonin vijues, me ekipin nga kantoni i Vaud-it, ka zhvilluar dhjetë takime në Brack Challenge Ligën e Zvicrës.

Drejtori Sportiv i GC-së, Mathias Walther për transferimin e Mersim Asllanit ka thënë: “Ai është një lojtar shumë i suksesshëm dhe mund të përdoret në pozicione të ndryshme”.

Te Grasshopper-s Club Zurich, tani janë gjashtë futbollistë shqiptarë, Mersim Asllani, Shani Tarashaj, Gjelbrim Taipi, Bujar Lika, Nedim Bajrami dhe Arlind Ajeti.

@Kasam Selimi

@radiovala.com

@albinfo.ch

@albsport.ch

2,635 total views, 1 views today

About Kasam Selimi

Check Also

Angellovski publikoi listën e futbollistëve për ndeshjet me Letoninë dhe Slloveninë

Seleksionuesi i përfaqësueses A të Maqedonisë, Igor Angellovski ka publikuar listën e futbollistëve për dy …

Këtë e pëlqejnë %d blogues: