Breaking News
Home / Lajme / Edon Zhegrova edhe zyrtarisht te FC Basel-i (Video)

Edon Zhegrova edhe zyrtarisht te FC Basel-i (Video)


E Hënë, me 4 Shkurt 2019

Edon Zhegrova, futbollisti i ri i Kosovës i repartit sulmues edhe zyrtarisht është bërë pjesë e klubit zvcieran, FC Basel-it, njofton Albinfo.ch. Zhegrova në Basel është huazuar nga Genk-u, deri në fund të sezonit 2019/20, me opsion blerje.

“Jam i emocionuar që jam pjesë e këtij ekipi, ekipit më të madh në Zvicër. Unë dua të jap më të mirën që klubi të fitoj ndeshje. E kam zgjedhur këtë ekip, sepse këtu kanë luajtur lojtarë mjaftë të mëdhenj. Është një mundësi e madhe të luaj këtu”, ka thënë Edon Zhegrova në deklaratën e parë për ekipin e FC Basel-it.

Ai ka thënë se të parin e ka takuar Albian Ajetin, që edhe ai vjen nga vendi i tij, pra nga Kosova, ndërsa të tjerët do t’i takoj në stërvitjen e parë.

Zhegrova do ta mbaj numrin 30-të te FC Basel-i.

<iframe src=”//player.sportalhd.com/?player_id=0WceFDN7&style=fcb&jw_id=Rc2wekRN&playlist=default&autoplay=1&muted=0&share=0&provider=all” frameborder=”0″ scrolling=”no” allowfullscreen width=”960″ height=”540″></iframe>

8,062 total views, 1 views today

About Kasam Selimi

Check Also

Angellovski publikoi listën e futbollistëve për ndeshjet me Letoninë dhe Slloveninë

Seleksionuesi i përfaqësueses A të Maqedonisë, Igor Angellovski ka publikuar listën e futbollistëve për dy …

Këtë e pëlqejnë %d blogues: