Breaking News
Home / Lajme / FC Kosova e Cyrihut, në Gjakovë për miqësore me Vllaznimin e Agim Canës

FC Kosova e Cyrihut, në Gjakovë për miqësore me Vllaznimin e Agim Canës


E Premte, me 8 Shkurt 2019

Klubi më i suksesshëm shqiptar në Zvicrës, FC Kosova nga data 15-të e deri me 18-të Shkurt të këtij viti, do të qëndrojnë në Republikën e Kosovës, njofton albinfo.ch, përcjellin radiovala.com dhe albsport.ch.

Ekipi i trajnerit, Enver Osmani, ditën e parë do ta zhvilloje stërvitje në Prishtinë, ndërsa ditën e dytë është e paraparë të zhvilloje edhe një ndeshje miqësore me ekipin e Vllaznimit. Ndeshja do të luhet me 16 Shkurt, në ora 13:00 në qytetin e Gjakovës.

E ndërkaq me 17 Shkurt, në ditën e Pavarësisë së Kosovës, ekipi i FC Kosovës do të shëtit në kryeqytet dhe do të kenë mundësi të përcjellin organizimet me rastin e kësaj feste të rëndësishme shtetërore.

@Kasam Selimi

@radiovala.com

@albinfo.ch

@albsport.ch 0000020000001

36,846 total views, 2 views today

About Kasam Selimi

Check Also

FC Iliria siguron kualifikimin në gjysmëfinale të Kupës së Solothurn-it

Solothurn, me 27 Mars 2019 Ka mjaftuar një gol për FC Ilirinë për t’u kualifikuar …

Këtë e pëlqejnë %d blogues: