E Hënë, me 11 Shkurt 2019
Neuchâtel Xamax-i ka marr vetëm fitoren e tretë në kampionatin e Zvicrës në Futboll. Në javën e 20-të, Xamax-i ka siguruar tre pikë mjaftë të rëndësishme që e mbajnë në lojë në luftën për mbijetesën në Ligë.
Kemal Ademi e shënoi golin e parë për Neuchâtel Xamax-in, kundër Luzern-it, për t’i hapur rrugën e fitores ekipit të tij, njofton albinfo.ch, përcjellin radiovala.com dhe albsport.ch.
Raphaël Nuzzolo, futbollisti më i mirë i ekipit e ngriti epërsinë në 2:0, pesë minuta para mbylljes së pjesës së parë. Mysafirët vetëm e ngushtuan rezultatin në minutën e 80-të, për 2:1.
Stéphane Henchoz, trajneri i ri i Neuchâtel-it, takimin e parë debutues e nisi me tre futbollistë në lojë, me Kemal Ademin, Arbenit Xhemajlin dhe Arbnor Fejzulain, ndërkaq Samir Ramizi nuk u aktivizua aspak.
Idriz Voca dhe Shkëlqim Demhasaj ishin pjesë e Luzern=it, por vetëm ky i fundit u inkuadrua në lojë si zëvendësues në minutën e 64-ër.
Në javën e 20-të Super Ligës së Zvicrës në Futboll u arritën këto rezultate:
Neuchâtel Xamax 2 – 1 Luzern
Sion 2 – 2 Lugano
Thun 1 – 1 Young Boys
Basel 1 – 1 St. Gallen
Zürich 3 – 1 Grasshopper
@Kasam Selimi
@radiovala.com
@albinfo.ch
@albsport.ch e 5
30,920 total views, 12 views today