Breaking News
Home / Lajme / Dardan Maksutaj shqiptari i parë që shpallet dy herë Kampion i Zvicrës në Futsal

Dardan Maksutaj shqiptari i parë që shpallet dy herë Kampion i Zvicrës në Futsal


Bernë, me 23 Mars 2019

Futbollisti Dardan Maksutaj, është shqiptari i parë që dy herë, me ekipin e tij, FC Minerva-n, shpallet Kampion i Zvicrës në Futsal, njoftojnë Ekskluzivisht, radiovala.com dhe albsport.ch.

Të shtunën në mbrëmje, në sallën e sporteve “WEISSENSTEIN”, në Bernë, Dardan Maksutaj, bashkë me lojtarët tjerë të Minerva-s, ngritën trofeun e kampionit. Kjo ishte hera e dytë pas sezonit 2016/17, që Dardani festonte titullin Kampion.

Dardan Maksutaj u rikthye në skuadër pas një lëndimi të gjatë dhe ekipi atij topin që ta godet i pari në ndeshjen kundër MNK Croatia-s, ndeshje të cilën Futsal Minerva e fitoi me rezultat 6:1, pjesa e parë 1:1.

Ekipi nga Berna, Futsal Minerva është shpallur Kampion i katërfishtë në Premier Ligën e Zvicrës në Futsal.

Ekskluzivisht për radiovala.com dhe albsport.ch, futbollisti Dardan Maksutaj shprehet i lumtur të arrij dy herë titullin e kampionit. Ai tha se ky është rezultati i punës në katër vitet e fundit.

@Kasam Selimi

@radiovala.com

@albsport.ch

116,419 total views, 1 views today

About Kasam Selimi

Check Also

(Video) Sporti Shqiptar në Zvicër 16 me Samir Idrizin, trajner i FC Albania Zürich

Miq dhe dashamirë të emisionit Sporti Shqiptar në Zvicër, për shkak të përhapjes së virusit …

Këtë e pëlqejnë %d blogues: