Breaking News
Home / Lajme / E humbëm yllin tonë të veçantë, Florijana Ismailin

E humbëm yllin tonë të veçantë, Florijana Ismailin

Bern, me 2 Korrik 2019

Në moshën 24 vjeçare, është ndarë nga jeta Florijana Ismaili, futbollistja shqiptare e klubit nga Berna, BSC Young Boys-i dhe përfaqësues së Zvicrës në futboll.

Me 29 Qershor, Florijana u zhduk në liqenin e Como-s në Itali, ndërsa trupi i saj i pajetë u gjet me 2 Korrik.

Florijana ishte kapitene në ekipin e Young Boys-it dhe nga futbollistet më të dalluara. Për tre vite u shpall në formacionin e ligës së futbollit të femrave në Zvicër.

Me përfaqësuesen e Zvicrës, debutoi në vitin 2014 dhe në vitin 2015 mori pjesë në Kampionatin Botëror në Kanadë. Do të veçojmë ndeshjen me 28 Nëntor të vitit 2017, kundër Shqipërisë, ndeshje kjo e veçantë për Florijanën e cila luante përballë vajzave të kombit të saj, kombëtares Shqiptare. Në këtë takim të zhvilluar në Biel të Zvicër, Florijana Ismaili shënoi dy gola për helvetikët.

Familja e Florijana Ismaili është nga Lugina e Preshevës, ndërsa në Zvicër jeton në Bern. Çmimi i fundit për Florijanën ishte nga Këshilli Kombëtar i Shqiptarëve të Luginës, të cilët i ndanë çmimin Ambasadore e Luginës.

Në emër të dy portaleve informative www.radiovala.com dhe albsport.ch, shprehim ngushëllime familjes Ismaili, për humbjen e të bijes.

@RadioVala.com

@Albsport.ch

@Kasam Selimi

30,149 total views, 10 views today

About RADIO VALA Redaksia

Check Also

Petar Velinov nënshkruan me Klubin e Basketbollit “Albes”

Lojtari 24 vjeçar Petar Velinov i cili vitin e kaluar ka qenë basketbollistë I ekipit …

Këtë e pëlqejnë %d blogues: