Breaking News
Home / Foto Lajme / Për herë të parë në ngjarje të ARMV-së në Tetovë luhet edhe Vallja Shqipe (Foto)

Për herë të parë në ngjarje të ARMV-së në Tetovë luhet edhe Vallja Shqipe (Foto)


Tetovë, me 27 Gusht 2019

Ndodh për herë të parë që vallja shqipe, të luhet në kazermën e Armatës së Maqedonisë së Veriut në qytetin e Tetovës, njofton ekskluzivisht radiovala.com.

Kanë qenë artistët e Shoqërisë Kulturore Artistike “Jahi Hasani”, nga Çegrani i Gostivarit, të veshur me veshje kombëtare shqiptare, që në brendi të kazermës në Tetovë, për herë të parë e kanë hedhur vallen shqipe.

Artistët e “Jahi Hasanit”, kanë marr pjesë në ceremoninë ushtarake të mbajtur në kazermën “Kuzman Josifovski-Pitu”, në Tetovë, me rastin e 27-të gushtit, ditës së Njësisë së Tretë të Këmbësorisë së Mekanizuar në Tetovë.

Nga komandanti, Izeir Ejupi, Sh.K.A “Jahi Hasani”, i është ndarë edhe Mirënjohje.

Fotot dhe burimi: http://www.arm.mil.mk/zdruzhena-operativna-komanda/odbelezhuvanje-na-denot-na-3-mehaniziran-peshadiski-bataljon/

@Kasam Selimi

@radiovala.com

4,438 total views, 67 views today

About Kasam Selimi

Check Also

Petar Velinov nënshkruan me Klubin e Basketbollit “Albes”

Lojtari 24 vjeçar Petar Velinov i cili vitin e kaluar ka qenë basketbollistë I ekipit …

Këtë e pëlqejnë %d blogues: