Breaking News
Home / Lajme / Shqiptarja Diellza Sejdiaj, Kampione e Botës në Karate Kumite me Zvicrën

Shqiptarja Diellza Sejdiaj, Kampione e Botës në Karate Kumite me Zvicrën

Lisbonë/Portugali, me 20/22 Shtator 2019

Diellza Sejdiaj është shpallur Kampione e botës në Karate, në kategorinë “JUNIOR LADIES INDIVIDUAL KUMITE”, njoftojnë ekskluzivisht www.albsport.ch dhe www.radiovala.com.

Karatesitja shqiptare e ka përfaqësuar Zvicrën ( SWISS KARATE-DO RENMEI), në kampionatin botëror të Asocicionit të Karatesë Do Shokotan (WSKA), ku është ngjitur në piedestal si e para, duke lenë në vendin e dytë dhe dy vendet e treta, karateistet nga Shtet e Bashkuar të Amerikës.
Karateistja Sejdiaj i ka fituar gjatë ndeshje, kundërshtareve nga Uellsi fillimisht, pastaj Anglia, Suedia dhe tre ndeshjet e fundit i ka fituar tre karateiste amerikane njëra pas tjetrës.

Kampionati i sivjetmë botëror i Karatesë Shokotan (WSKA), nga data 20-të e deri me 22 Shtator është mbajtur në qytetin e Lisbonës në Portugali, ku kanë marr pjesë 750 garues nga 25-ë shtete.

Zvicra ka fituar katër medalje në Portugali, të artën nga Diellza Sejdiaj dhe tre medalje tjera të bronzta. Kujtojmë që njërën medalje të bronztë në kategorinë “KUMITE LADIES SENIORS, Zvicrës ia kanë siguruar ekipi i vajzave ku bëjnë pjesë edhe dy motrat shqiptare, Diellza dhe Drenusha Sejdiaj dhe kolegia e tyre, Leoni Isenegger.

@albsport.ch
@radiovala.com
@Kasam Selimi

6,568 total views, 5 views today

About RADIO VALA Redaksia

Check Also

Për herë të parë në ngjarje të ARMV-së në Tetovë luhet edhe Vallja Shqipe (Foto)

Tetovë, me 27 Gusht 2019 Ndodh për herë të parë që vallja shqipe, të luhet …

Këtë e pëlqejnë %d blogues: