Breaking News
Home / Lajme / Finalja e Super Kupës mbarëkombëtare zhvillohet me 16 Nëntor në Drenas

Finalja e Super Kupës mbarëkombëtare zhvillohet me 16 Nëntor në Drenas

Cyrih/Prishtinë, me 6 Nëntor 2019

Edhe këtë vit do të zhvillohet finalja e Super Kupës mbarëkombëtare, midis fituesit të Kupës së Kosovës në Futboll dhe fituesit të Kupës së Diasporës.
Është vendosur që ndeshja finale e 2019-tës të luhet me 16 Nëntor, në Drenas, ku do të përballen FC Feronikeli nga Drenas dhe FC Kosova e Cyrihut, përcjellin ekskluzivisht, Albsport.ch dhe radiovala.com.
Federata e Futbollit të Kosovës si zakonisht, edhe kësaj radhe e organizon ndeshjen e Super Kupës mbarëkombëtare, në të cilën do të takohen fituesi i Kupës së Kosovës dhe fituesi i Kupës së Diasporës për vitin 2019. FFK-ja u dëshiron suksese të dy skuadrave dhe do t’i merr të gjitha masat për organizimin sa më të mirë të kësaj ndeshje”, thuhet në njoftimin e dërguar nga Sekretari i Përgjithshëm i FFK-së, Eroll Salihu.
Në një prononcim për Albsport.ch dhe radiovala.com, kryetari i Unionit të Klubeve Shqiptare të Futbollit në Zvicër, Feti Demolli, tha se një delegacion nga UKSHFZ-ja se do të udhëtoj në Kosovë, për ta përcjellë enkas këtë ndeshje.
Takimi do të nis në ora 13:00.

@Kasam Selimi
@Albsport.ch
@radiovala.com

5,326 total views, 3 views today

About Kasam Selimi

Check Also

(Video) Sporti Shqiptar në Zvicër (6) të ftuar drejtuesit e UKSHFZ-së

Kryetari dhe Nënkryetari i Unioni i Klubeve Shqiptare të Futbollit në Zvicër, Feti Demoli dhe …

Këtë e pëlqejnë %d blogues: