Breaking News
Home / Lajme / FFK-ja në bashkëpunim me UKSHFZ-në organizon Kamp për talentet e 2006-ës në Zvicër

FFK-ja në bashkëpunim me UKSHFZ-në organizon Kamp për talentet e 2006-ës në Zvicër

Bern, me 10 Nëntor 2019

Federata e Futbollit e Kosovës në bashkëpunim me Unionin e Klubeve Shqiptare të Futbollit në Zvicër, organizojnë kampin e radhës në Zvicër, me 14 dhe 15-të Dhjetor të këtij viti, shkruajnë www.radiovala.com dhe www.albsport.ch.
Në njoftimin e koordinatorëve për Zvicër, anëtari i Komitetit Ekzekutiv të FFK-së, Flamur Bunjakut, Feti Demollit, Kryetar i UKSHFZ-së si dhe Armend Alidemajt, thuhet se lojtarë e vitit 2006-të, duhet të paraqiten te koordinatorët e lartpërmendur.

“Të interesuarit të lajmërohen përmes E-mail-it (ffk@mail.ch) me këto informata: Emri dhe Mbiemri, E-mail, numri i telefonit, klubi dhe pozita që luan, lojtarët që janë në klubet U (U-Manschaft,Footeco). Afati i fundit për tu lajmëruar është data 6-të Dhjetor 2019”, thuhet në njoftimin e koordinatorëve për organizimin e kampit për në Zvicër.
Kampi do të mbahet me 14-të dhe 15-të Dhjetor 2019-të, në Sportlange AU, Austrasse, 8152 Opfikon të Cyrihut.

@Kasam Selimi
@radiovala.com
@albsport.ch

Fotografi, arkivë nga FFK-ja: ffk-kosova.com/sot-filloi-kampi-u15-ne-zvicer/

416 total views, 3 views today

About Kasam Selimi

Check Also

Për herë të parë në ngjarje të ARMV-së në Tetovë luhet edhe Vallja Shqipe (Foto)

Tetovë, me 27 Gusht 2019 Ndodh për herë të parë që vallja shqipe, të luhet …

Këtë e pëlqejnë %d blogues: