Breaking News
Home / Emisioni Sporti Shqiptar në Zvicër / Në ora 21:00 në TV Syri transmetohet emisioni i parë Sporti Shqiptar në Zvicër (Video)

Në ora 21:00 në TV Syri transmetohet emisioni i parë Sporti Shqiptar në Zvicër (Video)

Grenchen, me 16 Dhjetor 2019

Sonte në ora 21:00 në TV Syri, transmetohet emisioni i parë Sporti Shqiptar në Zvicër, që drejtohet nga gazetari, Kasam Selimi.

Emisioni i parë i’u kushtua humanizmit të klubeve shqiptare në Zvicër, pas tërmetit të 26-të Nëntorit në Shqipëri.

Si, sa dhe në çfarë formash e ndihmuan klubet shqiptare Shqipërinë? Çfarë përvoje kanë klubet për të organizuar aksione humanitare?

Këtyre pyetjeve do t’u përgjigjen mysafirët e emisionit tim të parë, Baca Skënder Halili nga FC Prishtina e Bernës, z. Fatmir Osmani, kryetari i FC Tetovës së Basel-it, Emrush Osmani, përfaqësuesi i FC Besës së Biel/Biennës, Naim Nuredini, nënkryetari dhe arkatari i Klubit të Motoristave Plisat si dhe Fikret Junuzi, Organizator në Klubin e Motoristave Plisat.

Emisionet e Sportit Shqiptar në Zvicër do ti gjeni në çdo kohë në kanalin e TV Syri-t në Youtube, në ueb faqen e TV-së, www.syri.tv dhe në faqen e dritares informative, www.radiovala.com

Nëse dëshironi të jeni mbështetës ose Sponor të emisionit, na shkruani në faqen elektronike info@syri.tv si dhe në faqen e emisionit në Facebook, @sportishqiptarnezvicer

Kasam Selimi

27,777 total views, 2 views today

About RADIO VALA Redaksia

Check Also

(Video) Sonte në Sportin Shqiptar në Zvicër, flet ish futbollisti Milaim Rama

E Hënë, me 23 Dhjetor 2019 Emisionin radhës, të dytin, SPORTI SHQIPTAR NË ZVICËR, do …

Këtë e pëlqejnë %d blogues: